Ikën adoleshentja, policia nis kërkimet
Një adoleshente është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë adresë, ndërkohë që të afërmit kanë bërë denoncimin. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se dje në orën 09:00, Trandelina Çaushi, 44 vjeçe, banuese në Yzberisht, ka bërë kallëzim se dy ditë më parë i është larguar nga banesa vajza e saj Klevis Vrapi, 16 vjeçe. Ajo ka deklaruar se, nuk e dinte se ku kishte shkuar e reja, përveç faktit që kishte dalë me disa shoqe dhe më pas nuk është kthyer më në banesë. Uniformat blu thanë se, janë duke punuar për gjetjen e saj. Dosja i ka kaluar prokurorisë për hetime të tjera.