Hetim dy inxhinierëve ndërtimi për falsifikim
Një inxhinier ndërtimi është arrestuar, ndërsa një tjetër do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim. Për Leonard Gjergjin është dhënë masa e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërkohë që Pëllumb Çela ka paguar një garanci pasurore dhe është vendosur procedimi penal në gjendje të lirë.
Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se nga seksioni kundër korrupsionit pranë sektorit kundër krimit financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar "Kulla", ekzekutuan vendimet penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për dy persona, të cilët dyshohen për veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve" dhe të "Mashtrimit me pasoja të rënda". Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur më datë 30 shtator 2009 masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për veprën penale të "Falsifikimit të dokumenteve" në ngarkim të shtetasit Leonard Kosta Gjergji, 57 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi.
Po ashtu, dje u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me "garanci pasurore" në shumën prej 2 milionë e 500 mijë lekësh, për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim" dhe të "Mashtrimit me pasoja të rënda" në ngarkim të shtetasit Pëllumb Ibrahim Çela, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion inxhinier. Burimet shpjeguan se ky person është edhe administrator pranë një kompanie private. Në sajë të një hetimi, si dhe nga tërësia e akteve të administruara nga seksioni kundër korrupsionit, ka rezultuar se në vitin 2007, shtetasi Pëllumb Çela, në bashkëpunim me shtetasin Leonard Gjergji, dyshohen se kanë falsifikuar për qëllime përfitimi, aktin e kolaudimit për të përfunduar pallatin nr. 31 e ndodhur në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjorë të personave të tjerë të implikuar. Vendimet e gjykatës, për ndalimin e tyre u ekzekutuan në banesë dhe në ambientet, ku ata ishin të punësuar.