E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cërrikut, debate në sallën e gjyqit

Procesi gjyqësor për zbardhjen e masakrës së Cërrikut, ku u ekzekutuan gjashtë gardistë ka dështuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi njëra nga avokatet është larguar nga salla me pretekstin se kishte një gjyq tjetër. Trupi gjykues pranoi justifikimet e avokates, ndërsa shtyu seancën një javë. Para këtij episodi palët në proces, avokati i të pandehurit Llazar Bicja dhe prokurori Anton Martini kishin debatuar gjatë marrjes në pyetje të Bicjes. Fyerjet kanë vazhduar dhe situata i ka ikur nga duart trupit gjykues. I gjithë debati ka ndodhur në momentin që prokurori Martini po pyeste Llazar Bicjen, kryetarin e komitetit të shpëtimit në qytetin e Cërrikut për një mbledhje të komitetit në Vlorë. I pandehuri pretendonte se kishte qenë në Vlorë për arsye personale, ndërsa prokurori pretendonte se gjithçka ishte e organizuar nga komiteti i shpëtimit të Vlorës. Në këtë moment ka ndërhyrë avokati dhe ka filluar fyerje personale në drejtim të prokurorit.

S.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›