Sheshi “Skënderbej”, fiton studioja belge
• Studioja belge “51N4E” u shpall fituese dje në konkursin për projektin e rehabilitimit të sheshit “Skënderbej”. Juria vendosi unanimisht për vizionin e kësaj studioje, si më të përshtatshmin nga 6 projektet e paraqitur.
ZIRINA LLAMBRO
Por mendimi i saj ishte i ndryshëm nga i qytetarëve të Tiranës, që dhanë votën e tyre. Ata vlerësuan më tepër projektin e arkitektit amerikan, Daniel Liberskind. Sakaq përzgjedhja e jurisë u bë duke vlerësuar strukturën arkitekturale, cilësitë urbane të projektit, ndërhyrjet dekorative, hapësirat e lira, lëvizjen e kalimtarëve. Veç këtyre elementeve, është parë si prioritare dhe kostoja financiare dhe afati i realizimit të projektit. Fytyra e re e qendrës së Tiranës, sipas këtij projekti, do të kushtojë 10 milionë euro dhe puna do të nisë menjëherë. Nga afatet e përcaktuara, sheshi sipas vizionit të ri do të jetë gati në vitin 2009. Është parashikuar që qendra e sheshit “Skënderbej” do të ngrihet në nivel, në formën e një piramide, nga kulmi i së cilës mund të shihet i gjithë sheshi. Brenda kësaj hapësire do të ndërtohen shatërvanë, ku uji do të jetë i ngjyrave dhe sasive të ndryshme. Ndërtesat ekzistuese nuk do të preken, por do të ndërhyhet tek Teatri i Operës dhe Baletit, ku do të ndërtohet një hyrje e re, me qëllim që t’i jepet më shumë jetë kësaj godine. Gjithashtu do të ngrihen disa ndërtesa me lartësi të njëjtë, të cilat do të shërbejnë si qendra tregtare. Do të ndërtohet një kopsht me palma rreth xhamisë, e veç kësaj do të bëhet një shtesë te Banka e Shqipërisë, për t’u shfrytëzuar nga biznesi. Projekti parashikon edhe ngritjen e një ndërtese 5-katëshe, me dhoma të ngushta ngjitur me Bashkinë e Tiranës, nga ku mund të shikohet i gjithë sheshi. Element i rëndësishëm i konceptimit të këtij projekti është ndriçimi i fortë i qendrës. Parashikohet që ndërtesat përreth të lihen si një pjesë e historisë së vendit tonë. Lidhja e Muzeut Kombëtar me vendin ku qëndron, do të ndryshohet duke riorganizuar shkallët kryesore. Fasada e tij njëdimensionale do të ndryshohet në një tipografi multidireksionale. Kulla qytetare (the Civic Tower) është rivendosja e shërbimeve publike të qytetit në një kullë të vogël. Në të ardhmen qytetaret e Tiranës do ta mbajnë mend këtë ndërtesë si vendin me të cilin lidhen ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre, regjistrimi i lindjes ose i martesës. Ndërtesa jo vetëm do të përmbajë këto shërbime, por do të ketë edhe ballkone publike që shohin sheshin dhe qendrën e qytetit.
Nderimi
Dje Këshilli Bashkiak i dha titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajtit, Sheik Sabah Al Ahmad Al Jabar Al Sabah me motivacion: “Për kontributin e çmuar human dhe vëmendjen e vazhdueshme të Tij dhe të shtetit të Kuvajtit në vite, me kahje bamirësinë dhe përkrahjen sociale për familjet në nevojë si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë dhe ata kryeqytetas”. Kuvajti ka dhënë 4 milionë euro për të prekurit nga tragjedia e Gërdecit. Veç kësaj, në janar 2008, Bashkia e Tiranës nënshkroi marrëveshjen me shtetin e Kuvajtit për të përfituar fondin e investimit me vlerë 5 milionë euro, dhuratë e drejtpërdrejtë e Emirit të Shtetit të Kuvajtit për rehabilitimin e plotë të sheshit “Nënë Tereza”.
Detaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, deklaroi se sipas këtij vizioni, çdo banor do të ndihet zot i qytetit të tij. “Ky nuk ishte një konkurs i zakonshëm dhe as një konkurs i radhës, por ishte konkursi i konkurseve për Tiranën, pasi më në fund, pas 18 vjetësh ne morëm guximin që ta prekim këtë sipërfaqe kaq të njohur, të afërt dhe problematike”, tha Rama. Ai theksoi se që të gjashtë konkurrentët përfaqësojnë sot një pasqyrë të cilësisë më të lartë që mund të ofrojë bota e mendimit arkitektonik. “Zgjedhja ishte jashtëzakonisht e vështirë. Përsa më takon, si Kryetar i Bashkisë së këtij qyteti të jashtëzakonshëm, dua të theksoj se në diskutimet e bëra kam dëgjuar me shumë vëmendje mendimet e ekspertëve dhe jam shumë shpresëplotë që juria ka bërë zgjedhjen më të përshtatshme, ashtu sikundër ka bërë edhe një zgjedhje, e cila është plotësisht e realizueshme për mundësitë dhe financat tona”, nënvizoi Rama. Ai u shpreh gjithashtu se “dua të theksoj se asnjë nga projektet nuk kishte një ambicie të moderuar për shkak të financave dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Përkundrazi, sipas kryebashkiakut, kufizimet e financave kanë bërë që të gjenerohen ide shumë të forta”.