Hetim për ngacmim seksual 14-vjeçarit
Një 14-vjeçar nga Korça akuzohet për kryerje të veprave të turpshme me një të mitur dhe grabitjen e tij. Burime nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj të miturit me inicialet A.P. pas një denoncimi që ka ardhur nga familjarë të një tjetër fëmije. Sipas burimeve të policisë 14-vjeçari me inicialet A.P., pasi ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçar ,që banonte në të njëjtën lagje me të, i ka vjedhur më pas një byzylyk floriri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12 të qytetit të Korçës, kur i akuzuari për kryerje të veprave të turpshme i ka zënë pritë fëmijës, ndërsa ky i fundit kthehej nga shkolla. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më 1 tetor, por 14-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim deri sa është arritur në konkluzionin se ai është autor i krimit. Dy minorenët janë banorë të së njëjtës lagje dhe nisur nga njohja 14-vjeçari e ka pritur të dëmtuarin në një rrugicë, ndërsa po kthehej nga shkolla. Më pas ai e ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur një byzylyk floriri. Për shkak të moshës A.P. po hetohet në gjendje të lirë për dy vepra penale, atë të veprave të turpshme me të mitur dhe për vjedhje.
Ju.Dh.
Ju.Dh.