Hetim shoferit, aksidentoi fëmijën
Korçë, 8 Tetor, 11.12, NOA - Aksidenton një fëmijë, vihet nën hetim nga policia. Viktor Opingari, është duke u hetuar nga policia e qytetit të Korçës, pasi duke udhëtuar me makinën e tij, në fshatin Dvoran ka aksidentuar një fëmijë 6 vjeç, thanë për korrespondentin e NOA, burimet zyrtare të uniformave blu.
Një ditë më parë, në orën 13.30, gjatë udhëtimit me makinë, 48-vjeçari Opingari ka plagosur 6-vjeçarin, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I mituri ka marrë ndihëm mjekësore dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar.
Policia tha se pas aksidentit, janë kryer veprimet hetimor dhe është vendosur që Viktor Opingari, 48 vjeç, të hetohet në gjendje të lirë. Ndaj tij është ngritur akuza e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Më pas hetimet janë duke u bërë nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Korçë.
c.a/NOA