PD: PS-ja po ushtron presion mbi prokurorinë
Demokratët akuzojnë të majtën opozitare se po përdor presionin politik mbi institucionet për të hequr makthet e saj të tmerrshme.
Një presion i tillë, sipas PD-së, është dhe ai mbi Prokurorinë e Përgjithshme për arrestimin e ministrit Lulzim Basha. Sipas deputetit të PD-së, Aldo Bumçi, kryetari i PS-së, Edi Rama, po ushtron presion ndaj prokurorisë, duke i kërkuar asaj të marrë të pandehur ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. Bumçi vuri në dukje se deklarimet e Ramës janë akt i paprecedent, pasi kreu socialist nuk mund të përdorë institucionet. Bumçi i cilësoi si të pabaza akuzat e opozitës për përfshirjen në korrupsion të qeveritarëve të lartë. Duke iu referuar atyre të opozitës për rrugën kombëtare Durrës-Kukës, Bumçi pohoi se "pavarësisht akuzave të Ramës, kryevepra Durrës-Kukës do të përfundojë". Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së denoncoi faktin se "kreu i opozitës, me një presion flagrant ndaj prokurorisë, i kërkoi asaj të marrë të pandehur ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha për rrugën Durrës-Kukës, duke dëshmuar në këtë mënyrë tmerrin e tij për veprën e shekullit. “Rama mund të organizojë mitingje për të shpallur të vrarë qytetarë që kanë vdekur në aksidente automobilistike, mund të urdhërojë mediat që kontrollon, të shpallë të arrestuar qytetarë të tjerë të rajonit e kontinentit, por nuk mund të përdorë institucionet e një vendi për t'u çliruar nga ankthet. Rruga Durrës-Kukës është kryevepra e shekullit, në mos e gjithë kohërave për shqiptarët, dhe ajo po përparon çdo ditë e do të përfundojë në afatet e parashikuara", - u shpreh Bumçi. Në gjykimin e deputetit demokrat opozita është e varfër dhe përdor politikisht aksidentet për të ngritur akuza të rënda duke krijuar akuza të paqena. Edhe deputeti i PDR-së, Tritan Shehu, akuzoi dje segmente të opozitës se po përpiqen të pengojnë punën e organeve të drejtësisë. Sipas Shehut, PS-ja po hedh akuza të pabaza të cilat po pengojnë luftën e vërtetë kundër korrupsionit dhe krimeve të paligjshme. Nënkryetari i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, akuzoi segmente të veçanta të opozitës se po pengojnë punën e prokurorisë në luftën kundër akteve korruptive. "Akuzoj direkt disa segmente të opozitës që në përpjekje për të penguar luftën kundër korrupsionit po interferojnë në punën e organeve të drejtësisë. Këto dy elemente unë i bazoj në tendencat dhe në një veprimtari, e cila kërkon të shpërndajë në gjithë vendin mjegullnaja dhe akuza të pabaza, të pafaktuara, të përgjithshme, që në fund realizojnë një qëllim: pengojnë goditjen e vërtetë të krimit dhe veprimeve të paligjshme", - tha z. Shehu, njëkohësisht, kryetar i grupit parlamentar të PDR-së.
PS: Bumçi, i përfshirë në tregtinë e armëve
Partia Socialiste akuzoi dje deputetin demokrat dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi, se ka shfrytëzuar detyrën e tij për t’i hapur rrugë trafikut të armëve dhe ngjarjes së Gërdecit. Mimi Kodheli, zëdhënësja e kryesisë së kësaj partie reagoi menjëherë dje, pasi deputeti Bumçi akuzoi Partinë Socialiste se po ushtron presion ndaj institucionit të prokurorisë. “Aldo Bumçi nuk mund t’i tregojë opozitës detyrën e saj, por duhet t’i tregojë prokurores a e ka shpërdoruar detyrën e ministrit të Drejtësisë përmes shkresave që i hapën rrugë trafikut të armëve dhe masakrës së Gërdecit! Ne i urojmë zotit Aldo që të ballafaqohet me faktet e dokumentuara të abuzimit të tij me detyrën po kaq serbes sa ç’i shërben Sali Berishës për të mbuluar kanalet që lidhin klanin Berisha me botën e përfitimeve të paligjshme”, - tha Kodheli.