Meta: Kryeministri të mos fshehë fakte kriminale
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, reagoi dje ndaj debatit të zhvilluar dy ditë më parë në Kuvend për çështjen Fazlliç. Sipas tij, Kryeministri Berisha që gënjen çdo ditë shqiptarët se lufta kundër korrupsionit dhe krimit janë sfida e jetës së tij, mbajtka në sirtarët e tij afera e krime të deputetëve dhe nuk i denoncon ata! “Si mund të luftohet krimi dhe korrupsion nga një Kryeministër i tillë, në rast se ai vetë ruan e fsheh krime të politikanëve të tjerë, qofshin këta edhe të opozitës, ndërkohë kur ka bërë një spot ku u bën thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë tek ai çdo rast abuzimi dhe shkeljeje të ligjit. Ndaj ne e denoncojmë këtë fakt si një përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale, pasi të fshehësh fakte kriminale, do të thotë të mbash përgjegjësi penale në një shtet ligjor”, - tha Meta. Për kreun e LSI-së, Sali Berisha sfidoi sërish Parlamentin, duke kërkuar, madje duke u lutur me hipokrizi për mocion mosbesimi, pasi ai e di mirë se çfarë bëri me ndryshimet e Kushtetutës më 21 prill.
Gjinushi kritikon Ramën për largimin e Berishës
Kreu i PDS-së, Skënder Gjinushi, vazhdon t’i mbetet besnik kërkesës për largimin e Berishës dhe mbetet kritik ndaj qëndrimit të PS-së që Berisha do largohet me zgjedhjet e vitit 2009, madje Gjinushi e konsideron se është guxim të presësh deri atëherë, deri edhe alibi që i zgjat jetën politike mazhorancës.
Ai i bashkohet idesë së Edi Ramës për dorëheqjen vullnetare të tij. “Duhet të jesh shumë kurajoz të flasësh për largim me votë të Berishës. Përvoja edhe shqiptare, pa kujtuar përvojën e shteteve demokratike perëndimore, është që për skandale, për kriza e afera shumë më të vogla, Kryeministri jep dorëheqjen, aq më tepër kur është i implikuar në të gjitha llojet e trafiqeve, në të gjitha llojet e aferave dhe nuk priten zgjedhjet për të larguar një qeveri të implikuar, nuk mund të bësh reforma në drejtësi, veçanërisht me një qeveri që është në konflikt të plotë interesi me organet e drejtësisë, prandaj absolutisht referenca tek vota është vetëm një alibi për zgjatjen e jetës së qeverisë Berisha”, - tha Gjinushi. Referuar çështjes së Fazlliçit dhe akuzave të opozitës së me të ka lidhje edhe Kryeministri Berisha, Gjinushi tha se dorëheqja e tij është një rrugë e mirë. Sipas tij, e majta ka qenë një ndër treguesit se si funksionon demokracia, se si funksionojnë dorëheqjet, largimet edhe të parakohshme të qeverive, pasi zgjedhjet bëhen për të ndryshuar shumicën, ndërsa dorëheqjet bëhen për t’i hapur rrugë zbardhjes së skandaleve e ndaljes së krizave.