Tiranë dhe Durrës, KLD shpall 23 vende vakante në gjykata
TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpallur 23 vende vakante në gjykata, shumica prej të cilave në Tiranë dhe në Durrës. Duke filluar nga dhjetori i vitit të kaluar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka konstatuar mungesën e gjyqtarëve në organikë dhe më pas ka shpallur vendet vakante për konkurrim. Shpallja e vendeve vakante e cila ka filluar në ditët e fundit të dhjetorit 2009 ka vazhduar deri pak ditë më parë në janar 2010, rast pas rasti. Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë shpalljen e një vendi vakant në Gjykatën e Shkodrës. Shpallja e këtij vendi vakant është bërë me vendim nr.257/3 datë 7 janar 2010. Burime zyrtare nga KLD thanë se pas shpalljes së vendeve vakante, ftohen kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të paraqesin kërkesat dhe dokumentacionin përkatës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda datës 10 Shkurt 2010. Sipas KLD-së, të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të marrin informacion në adresat zyrtare të KLD-së. Ndërkohë në muajin dhjetor 2009, KLD ka shpallur vende vakante edhe në gjykatat e rretheve të tjera përfshi nëntë vende në Tiranë, shtatë vende në Durrës, një vend vakant në Lushnjë, 4 vende vakante në Përmet dhe një vend vakant në Sarandë. Për vendet vakante që janë shpallur në muajin dhjetor afati i pranimit të dokumenteve ka qenë deri në datën 7 janar. Kandidaturat pas shqyrtimit të parë të aplikimeve më pas do t’i nënshtrohen seancave të testimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë i cili do të shpërndajë në rast miratimi emërimin e tyre sipas rretheve. Shumica e vendeve vakante janë krijuar nga dekreti i presidentit i cili parashikon rritje të numrit të gjyqtarëve në disa gjykata.Vendet vakanteShkodër1 vend vakantTiranë 9 vende vakanteDurrës7 vende vakanteLushnjë1 vend vakantPërmet4 vende vakanteSarandë1 vend vakant