Hetim vetëflijimit të “Romeos e Zhulietës” shqiptare

29/04/2005 Prokuroria do të verifikojë shkaqet që çuan në vetëvrasje Altin Koçin e Anxhelina Çerpën
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimin rreth shkaqeve që çuan në vetëvrasjen e dy të rinjve të dashuruar, Altin Koçi dhe Anxhelina Çerpja, disa ditë më parë. Për vdekjen e kësaj të dytës, Prokuroria disponon një provë të vlefshme materiale, që është ditari i të ndjerës, ku tregohet edhe shkaku që e ka çuar drejt vetëflijimit mbi varrin e të dashurit. Sipas organit të akuzës, në një pjesë të ditarit është shkruar se i vinte keq për prindërit dhe familjarët e tjerë, por se nuk mund të jetonte dot pa Altinin, që e donte shumë. Ky i fundit ishte vetëvrarë me çifte tri ditë para saj.
Hetimi
Dje kanë mbërritur në Prokurorinë e rrethit Tiranë, materialet hetimore të policisë rreth vetëhelmimit me pasojë vdekje të Anxhelina Çerpës. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë këtij institucioni, të cilat sqaruan se ka filluar hetimi për shkaqet që kanë çuar në tragjedinë e dy të rinjve. Burimet pohojnë se do të pyeten familjarët e të dy të rinjve për rrethanat e tyre. Ndërkaq, mësohet se në banesën e të ndjerës Çerpja është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një ditar i mbajtur prej saj. Burimet thonë se, në ditar, 22-vjeçarja ka shënuar se i vinte keq për prindërit, por se nuk jetonte dot pa të dashurin e saj Altinin, i cili i kishte dhënë fund jetës tri ditë para saj, duke u vetëgjuajtur me armë gjahu në kokë. Sipas Prokurorisë, shkaku që e ka shtyrë “Zhulietën shqiptare” të vetëhelmohet, është i zbardhur. Kjo, pasi e ndjera e ka lënë arsyen pse nuk jetonte dot më, fakt që është konfirmuar edhe nga vendi ku ajo kishte zgjedhur të ndërronte jetë. Ndërsa hetimi është përqëndruar në shkakun e vetëvrasjes së Altin Koçit, theksojnë burimet. Ai vuante nga sëmundja e diabetit. Burimet pohojnë se do të verifikohet nëse ka qenë kjo sëmundje apo jo që e ka çuar drejt vetëvrasjes të riun.
Dyshimi
Nga hetimet paraprake të policisë dhe marrja në pyetje e familjarëve e të afërmve të “Romeos dhe Zhulietës” shqiptare kanë lindur dyshimet për disa shkaqe të mundshme rreth vetëflijimeve të tyre. Burime policore thonë se dyshohet që të ketë qenë sëmundja e të riut Koçi, që ka penguar dashurinë e tyre. Nga pyetja e të afërmve të tyre është mësuar se ka qenë kjo sëmundje që ka penguar një martesë të mundshme të dy të dashurve. Duket se Altini nuk i ka duruar dot këto kushtëzime të dashurisë së tij nga fati dhe ka vendosur t’i japë fund jetës. Por, edhe Anxhelina duket se nuk e ka përtypur dot faktin se nuk do ta shihte më Altinin dhe, pasi ka pirë disa kokrra fostoksinë, është nisur drejt varrit të Altinit, ku është gjetur me kokën mes luleve nga dy të moshuar, në sekondat e fundit të jetës.
Letra
“Më vjen keq për prindërit, por nuk mund të rroj dot pa Altinin“
“Zhulieta“ shqiptare, 22-vjeçarja Anxhelina Çerpja, e ka lënë mesazhin e saj që e çoi në vetëflijim. Ajo u gjet e ngashëryer në lot mbi lulet e varrit të të dashurit të saj, Altin Koçit. Ndërsa në banesën e saj policia ka gjetur dhe sekuestruar një ditar, ku shënonte çdo mbresë. Shënimi i fundit ka sqaruar pikërisht shkakun që po e çonte drejt vdekjes. Ajo ka shënuar se i vinte mjaft keq për prindërit dhe familjarët, por se nuk mund të jetonte dot pa Altinin, i cili tri ditë para saj ishte vetëqëlluar me çifte. Burime të Prokurorisë sqarojnë se ditari ku janë lënë edhe shënimet e fundit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.