Hetim zyrtarit të Gjendjes Civile
• MAMURRAS - Nis hetimi për përgjegjësin e Gjendjes Civile të Bashkisë së Mamurrasit.
Burime policore pohuan se, Luftar Pepmarku po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Fillimi i hetimit ndaj Pepmarkut ka ardhur pas arrestimit të një personi në Durrës, i cili me një certifikatë të falsifikuar kishte mundur të merrte një pasaportë në Drejtorinë e policisë së Mamurrasit. Sipas policisë, certifikata kishte numër serie të certifikatave të zyrës së Gjendjes Civile të Bashkisë Mamurras. Bëhet e ditur se, në deklaratat në polici i riu i arrestuar ka pohuar se, certifikatat i kishte siguruar nga Pepmarku. Pas kësaj organi i akuzës filloi hetimet ndaj zyrtarit, i cili po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. r.n