E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, pranga 6 aleancistëve

• VLORE – Policia e Vlorës prangos 6 anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit, të cilët mbrëmjen e së hënës bllokuan rrugën e Skelës me gurë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, arrestimi i tyre është bërë me akuzat e “bllokimit të qarkullimit të automjeteve” dhe atë të “organizimit të protestave të kundërligjshme”. Besnik Lula, Sadrit Danaj, Eneid Hamzai, Viron Ferati, Viktor Lagji dhe Alfons Bilali janë arrestuar, ndërsa u shoqëruan dhe persona të tjerë. Paraditen e djeshme, për të kundërshtuar vendimin e policisë, aleancistët u mblodhën para komisariatit, duke pohuar se protesta ishte spontane për të reaguar ndaj Petroliferës. Për të larguar nga komisariati protestuesit ka dalë vetë drejtori Vehbi Bushati, por vetëm me ndërhyrjen e grupit të gatshëm është bërë shpërndarja e tyre.     q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›