E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet , vrasja për një celular, në pranga të dy persona



DURRËS - Arrestohen dy persona në Durrës pas vrasjes së pronarit të një lokali, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë në qytetin bregdetar. Policia e Durrësit ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se, ka vënë në pranga Shefqet Spahiun dhe Fatjon Krasniqin, me akuzën për “moskallëzim të krimit” të ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit, ku humbi jetën, Agim Seci, pronari i lokalit “Diaspora”. Ngjarja ndodhi pas humbjes së një celulari në pronësi të Shpëtim Memës, i cili është shpallur në kërkim, pasi dyshohet për vrasjen e ndodhur. Ndërkohë, policia vazhdon të komunikojë se ka vënë në dispozicion një shumë prej 500 mijë lekësh për gjetjen e autorit të vrasjes së 53-vjeçarit Seci me origjinë nga Tropoja, i cili dispononte lokalin në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja ndodhi pas një sherri për humbjen e një celulari. Sipas dëshmive të personelit, kanë qenë duke mbyllur lokalin dhe kur po bisedohej për të shkuar e ngrënë diçka pas pune, një nga personeli i shërbimit i ka thënë pronarit të lokalit, Agimit, se po vinte një person i armatosur. Ai ishte parë që nga banaku kur po ngjiste shkallët me një arme tip "Shotgan" në dore. Agimit i është rekomanduar që të futej në një prej anekseve dhe të hidhej nga dritarja që ishte pas saj, por ai nuk e marrë në konsideratë këtë dhe e ka pritur përballë personin e armatosur. Sipas dëshmitarëve i është drejtuar autorit me fjalët: "Ja ku jam!" Agresori nuk e ka mëshiruar në këtë përballje dhe e ka qëlluar drejt e në bark dhe i ka hapur plagë të madhe dhe më pas në kokë duke i dhënë 3 goditje vdekjeprurëse. Më pas është larguar.

22 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›