Kriza ul çmimet e drithërave dhe të lëndëve të para në bursa, në Shqipëri nis rritja
Asnjë ulje nuk figurohet te buka, mielli dhe produktet e importit. Afrimi i festave të fundvitit ka nisur me dyfishimin e çmimeve
Ervin Koçi
Bursat ndërkombëtare kanë njohur ditët e fundit një rënie jo të vogël të çmimeve për artikujt kryesorë të lëndëve të para të ekonomisë botërore. Tendencën e filluar nga “ari i zi” rreth dy muaj më parë, e kanë ndjekur edhe disa nga artikujt kryesorë që tregtohen në bursat kryesore ndërkombëtare. Ndërkohë që rënia e çmimit të naftës tashmë llogaritet në 20 për qind brenda një muaji, shumica e lëndëve të para dhe shërbimeve bazë në të gjithë Europën kanë shënuar gjithashtu, rënie gjatë këtyre javëve. Këtu përfshihen gruri, nikeli, ari, kafshët e gjalla, si dhe tarifa e transportit detar, por nuk mbeten jashtë listës së uljes edhe shërbime të tjera të rëndësishme. Ndërkohë artikujt që kanë ruajtur çmime të larta momentalisht janë vetëm sheqeri dhe kafeja arabike. Në përgjithësi, sipas llogaritjeve të bursave, çmimet e 19 artikujve kryesorë në tregjet botërore kanë shënuar një rënie prej 20 për qind në pesë javë, ndërkohë që indeksi i çmimeve të energjetikës është në rënie edhe më të fuqishme, me rreth 25 për qind. Ekspertët e ekonomisë botërore e kanë konsideruar këtë moment si një “frymëmarrje” për ekonominë botërore në këto momente krize, duke sqaruar edhe një mori shkaqesh që kanë çuar në këto përfundime.
Tregu i drithërave
Tregu i drithërave mund të konsiderohet si një ndër më abuzuesit në Shqipëri. Edhe pse kuotimi i grurit dhe misrit në tregjet ndërkombëtare ka rënë me dy herë në raport me një vit më parë, çmimi i bukës vazhdon të jetë 80 lekë kilogrami. Nga të dhënat zyrtare të marra në doganën e Durrësit rezulton se nëse në nëntor të vitit 2007 një kuintal grurë blihej me 420 dollarë, tani një sasi e tillë kushton më pak se gjysma, ose 200 dollarë. Çmimi i produkteve të drithit u rrit deri në 40 për qind në Shqipëri në kohën e rritjes së tij në vendet nga ku ne importojmë. Por ashtu si edhe me tregun e naftës, ndërsa çmimi i importit është përgjysmuar, në treg produktet e brumit vazhdojnë të tregtohen pa asnjë ndryshim me nga një vit më parë. Rënia e çmimit të drithërave pasqyrohet edhe në bilancin e doganave, ku vlera e zhdoganimeve ka pësuar një ulje dy herë më pak sesa një vit më parë (2007). Krahasimi i çmimeve mes këtyre periudhave çon në rezultatin se edhe me drithërat po abuzohet nga grosistët dhe se ky treg i reflekton ndryshimet e çmimeve në vendet e importit vetëm kur ka rritje të produkteve.
Çmimet për festa
Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku festat shoqërohen me ulje domethënëse të çmimeve, nga ana e tregtarëve në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Siç jemi mësuar të shohim çdo fundvit, kur çmimet e ushqimeve arrijnë abuzivisht qiellin, edhe gjatë këtyre ditëve festive, nuk është bërë asnjë përpjekje për çmime sa më pranë xhepave të konsumatorëve. Madje mjaft qytetarë pohojnë se ushqimet e përditshme po kushtojnë me shtrenjtë. Ndërsa shitësit e pakicës thonë se nuk e kanë ata “në dorë” çmimin, pasi janë tregtarët e shumicës që vendosin. Po ashtu, shitësit pohojnë se “çmimet e larta kanë frenuar deri diku edhe konsumin dhe fuqinë blerëse”, duke e ulur këtë të fundit. Kjo tendencë në rritje e çmimeve, është një sinjal i qartë që edhe për Krishtlindje apo për Vitin e Ri shtrenjtimi i ushqimeve, do të detyrojë konsumatorët të shtrojnë më pak artikuj në tavolinën festive. Por edhe pse në botë çmimet e mjaft produkteve dhe lëndëve të para po pësojnë ulje, kjo gjë nuk ndjehet aspak në Shqipëri, ku të vetmet që kanë mbajtur një çmim të qëndrueshëm kanë qenë produktet bujqësore. Kjo për shkak të shtimit të prodhimit vendas gjatë sezonit veror, por nga ana tjetër ndryshe nga sa u premtua, çmimi i naftës nuk pësoi uljen e pritshme. Sipas qytetarëve, nga java në javë disa prej çmimeve të disa produkteve ushqimore kanë pasur një ndryshim të dukshëm, por kjo njëkohësisht ndikon në varfërimin e xhepave të tyre. Çmimet e larta nuk janë vetëm nëpër dyqane, por edhe në tregjet e kryeqytetit. Më të prekur nga çmimet e larta të produkteve ushqimore janë pensionistët, por edhe ato familje që kanë të ardhura të pakta, të cilët nuk duhet të maten një herë, por dhjetë herë të blerë një kilogram mollë, pasi kushtojnë 150 lekë. Ndaj në ditët në vijim, konsumatorët shqiptarë duhet të bëhen gati për një rritje akoma më të ndjeshme të çmimeve të artikujve kryesorë të konsumit të përditshëm.
Tabela e çmimeve
Produkti Sasia Çmimi Vendi
Viti 2007
Grurë 1 kv 350 USD Argjentina
Grurë 1 kv 300 USD Rusia
Grurë 1 kv 243 USD BE
Viti 2008 (nëntor)
Grurë 1 kv 200 USD Argjentina
Grurë 1 kv 160 USD Rusia
Grurë 1 kv 166 USD BE
Tabela e krahasimit për çmimin e drithërave (2007-2008)
Produkti Sasia Çmimi Vendi
Viti 2007
Misër 1 kv 288 USD Argjentina
Misër 1 kv 318 USD SHBA
Misër 1 kv 228 USD BE
Misër 1 kv 251 USD Ukraina
Viti 2008
Misër 1 kv 157 USD Argjentina
Misër 1 kv 175 USD SHBA
Misër 1 kv 138 USD BE
Misër 1 kv 90 USD Ukraina
Inflacioni në eurozonë, i ulët
Inflacioni në vendet e eurozonës mund të arrijë nivelet më të ulëta në më pak se një vit. Sipas zyrës së statistikave në BE, “Eurostat”, inflacioni për këtë vit arriti në më pak se 2 për qind, ndërsa niveli i papunësisë arriti në 7.7 për qind në tetor, niveli më i lartë në dy vite. Spanja ka numrin më të madh të të papunëve në BE. Ekonomistët europianë presin që Banka Qendrore Europiane të shkurtojë interesat përsëri javën e ardhshme me të paktën 0.5 për qind.
3 Dhjetor 2008