E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i Ramës, dy ministra s’votojnë

 

BLEDAR HOTI

Maxhoranca miraton jo me të gjithë aleatët e saj komisionin e dytë hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama. Në votimin për ngritjen e komisionit hetimor votuan kundër deputetit e PDK-së, PBDNJ-së, dy aleatët gjatë kësaj maxhorance qeverisëse. Komisioni i dytë hetimor “Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës” u votua me 68 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime. Votat kundër kanë qenë nga deputetët e PDK-së, Nard Ndoka, Frrok Gjini, Jak Ndokaj dhe Ymer Tola. Ndërsa dy deputetët e tjerë që votuan kundër janë ato të PBDNJ-së, Leonard Solis dhe Spiro Peçi. Votat abstenuese kanë ardhur nga ana e Durim Lamajt i Qendrës, të djathit Spartak Ngjela dhe të Ndue Shpanit të PDK-së. Ndërsa në votim ka rënë në sy se ish-ministri Besnik Mustafaj nuk votoi në ngritjen e komisionit hetimor, dhe pse karta e tij ishte prezent në momentin e votimit. Demokrati Mustafaj është edhe një nga firmëtarët për ngritjen e këtij komisioni. Ndër 13 deputetët që nuk kanë votuar, edhe pse figurojnë elektronikisht prezent, janë dy ministrat e kabinetit “Berisha”. Janë pikërisht dy ministrat, i Jashtmi, Lulzim Basha dhe ai i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Edhe pse kanë qenë prezent në nisjen e seancës, në momentin e votimit për ngritjen e komisionit hetimor, dy ministrat nuk janë shfaqur.  Ndërsa kryeministri Sali Berisha ka qenë prezent, duke shprehur vullnetin për të votuar pro ngritjes së këtij komisioni hetimor. Ngritja e komisionit hetimor parlamentar është votuar vetëm nga ana e demokratëve, republikanëve dhe agrarëve. Kuvendi ka votuar edhe përbërjen e komisionit, i cili do të ketë gjithsej 9 anëtarët. Në diskutimet jashtë rendit të ditës, Blendi Klosi ka cilësuar si të dështuar një nismë të tillë. “Më vjen keq që vazhdoni në fushatën e katërt elektorale të mendoni se do të fitoni duke hedhur baltë mbi Edi Ramën dhe Bashkinë e Tiranës. Jua them me bindje se arsyeja se do të fitojmë është modeli i qeverisjes së Bashkisë së Tiranës dhe i Edi Ramës si kryeministër”, tha Klosi. Ndërsa Xhufi i LSI-së e cilësoi si një nismë qesharake të maxhorancës në prag të mbylljes së punimeve të këtij Kuvendi.

Votimi për komisionin hetimor të Ramës

Votuan pro
Ndriçim Babasi
Flori Bajrami
Ilir Bano
Fatos Beja
Sali Berisha
Aleksandër Biberaj
Besnik Bisha
Ridvan Bode
Majlinda Bregu
Aldo Bumçi
Astrit Bushati
Aurel Bylykbashi
Engjëll Cara
Neritan Ceka
Blerim Çela
Ramiz Çobaj
Pal Dajçi
Leonard Demi
Albert Farruku
Alfred Gega
Jemin Gjana
Sami Gjergji
Petrit Gjoni
Artur Hasanbelliu
Eris Hoxha
Fatos Hoxha
Genc Juka
Rahim Kaleci
Gëzim Karapici
Ardian Kollozi
Hamit Kosta
Bujar Leskaj
Arjan Madhi
Fatmir Mediu
Osman Metalla
Bujar Nishani
Edi Paloka
Ylli Pango
Astrit Patozi
Hajrrulla Paturri
Lajla Përnaska
Genc Pollo
Gjovalin Prenga
Galip Ramadhi
Genc Ruli
Ilir Rusmali
Genc Sharku
Baki Shehi
Sali Shehu
Tritan Shehu
Luan Skuqi
Edmond Spaho
Paulin Stërkaj
Dashnor Sula
Safet Sula
Parid Teferiçi
Jozefina Topalli
Arenca Trashani
Pashk Ujka
Rexhep Uka
Gjok Vuksani
Ferdinand Xhaferri
Mehmet Xheka
Mevlan Xhindoli
Idriz Xhomara
Lufter Xhuveli
Shkëlqim Ziri
Preç Zogaj

Votuan
kundër
Frrok Gjini
Nard Ndoka
Jak Ndoka
Spiro Peçi
Leonard Solis
Ymer Tola

Abstenuan
Durim Lamaj
Spartak Ngjela
Ndue Shpani

Prezentë që
nuk votuan
Lulzim Basha
Spartak Braho
Namik Dokle
Durim Hushi
Kastriot Islami
Angjelina Kola
Ndre Legisi
Valentina Leskaj
Besnik Mustafaj
Nikollaq Neranxi
Gazmend Oketa
Bukurosh Stafa
Pëllumb Xhufi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›