“Hetimi i njëanshëm e tendencioz”
Hetimi i deritanishëm është i njëanshëm dhe tendencioz. Kështu e ka përkufizuar ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kërkesën e një dite më parë të kryeprokurores Ina Rama për dorëzimin nga ana e tij të imunitetit.
ADI SHKEMBI
Mediu ka dalë dje para mediave, ku ka dhënë gjithë versionin e tij mbi procedurat e ndjekura që nga kërkesa e kompanisë amerikane SAC për demontimin e armatimeve të lehta dhe deri tek urdhri i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, vetëm 3 ditë para shpërthimit në Gërdec lidhur me dhënien e përkohshme të kontenierëve ndërmarrjes MEICO. "Hetimi i deritanishëm është i njëanshëm dhe tendencioz, si nga mënyra e veprimeve dhe qëndrimeve publike të prokurores së Përgjithshme, ashtu edhe nga thelbi i kërkesës. Në kërkesë çdo gjë i atribuohet qëllimisht vetëm veprimeve të stafit civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit, në një kohë që çështja ka të bëjë me armatim- municionet, rregullat e sigurimit teknik, depozitimin e municionit, përcaktimin e kalibrave të armatim-municioneve, rregulloret e veprimet të Forcave të Armatosura, veprimtari kjo tërësisht e karakterit ushtarak, e mësuar në shkollat ushtarake dhe që i atribuohet niveleve të caktuara në zinxhirin e komandimit të Forcave të Armatosura", theksoi dje ish-ministri Mediu. Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur se, që nga data 3 prill ku i ka dërguar një letër prokurores së Përgjithshme për të dëshmuar lidhur me ngjarjen, nuk është thirrur asnjëherë nga kjo e fundit. Gjithashtu Mediu konsideron tendencioze edhe përfundimet e deritanishme të hetimit sipas të cilave, Forcat e Armatosura kanë qenë njëkohësisht të përjashtuara nga procesi, apo të urdhëruara. Ish-ministri i Mbrojtjes, kreu aktual i PR-së, thotë se, prokurorja e Përgjithshme nuk foli konkretisht për veprimet apo mosveprimet e ministrit, si dhe për aktet e firmosura prej tij kanë ulur sigurinë në procesin e demontimit të armatimeve. "Paraqitja kaq vonë e kësaj kërkese (për heqjen e imunitetit) nga Prokuroria e Përgjithshme është e pajustifikueshme dhe mbetet e kompromentuar", vijon më tej ish- ministri i Mbrojtjes. I pyetur se kush duhet të japë dorëheqjen, pas tragjedisë së Gërdecit, Mediu shtoi se, "Nëse flasim për përgjegjësinë, të gjithë ne që kemi firmosur, patjetër që duhet të jemi në prag të dorëheqjen përsa kohë ka ndodhur një tragjedi, për të kuptuar përgjegjësitë tona në kuptimin moral dhe njerëzor. Pastaj përgjegjësitë penale i përcakton Prokuroria". Në fund Mediu u shpreh se, "nëse dikush kërkon të përfitojë nga dorëheqja ime si ministër i Mbrojtjes, duke e konsideruar atë si dobësi, apo si një mundësi për të treguar se ja kush është shkaktari dhe fajtori i ngjarjes së Gërdecit, është plotësisht i gabuar. Nuk do të lejoj askënd që përgjegjësinë time morale të tentojë ta kthejë në përgjegjësi ligjore, në funksion të çdo interesi tjetër që nuk ka të bëjë me ligjin".
Kronologjia e procedurave për procesin e demontimit sipas mediut
- Shpjegimi për domosdoshmërinë e procesit:
Procesi i demontimit është një proces objektiv i domosdoshëm, i cili synon eliminimin e rrezikut për jetën dhe pasurinë, rrezik i cili vjen nga mbajtja e municioneve, që janë jashtë përdorimit. Gati 90 % e municioneve (rreth 100 mijë ton) janë municione, që kanë humbur vetinë e tyre fiziko-kimike, duke krijuar në këtë mënyrë një rrezik potencial për vetëshpërthimin e tyre. Këto municione kanë një moshë deri 40-vjeçare, ndërkohë që standardet e NATO-s parashikojnë si kufi kohor maksimal të mbajtjes së municioneve 20-25 vjet.
- Projekti i demontimit të municioneve në Gërdec:
Në datën 27 dhjetor 2006
Eshtë paraqitur kërkesa e kompanisë amerikane “Sothern Ammunition Company”, SAC, për blerjen e municioneve të tepërta, kalibër i vogël, për qëllime demontimi. Këtë kërkesë ministri i Mbrojtjes e përcolli te: 1. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe 2. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, me shënimin: të konsiderohet dhe mendimi juaj në një praktikë konform ligjit”.
Në datën 28 dhjetor 2006
Në përgjigje të shënimit të sipërcituar të ministrit, SHSHP i paraqet një memo ministrit. Në këtë memo/përgjigje SHSHP-ja paraqet mendimin e vet për këtë çështje dhe krahas të tjerave shprehet: “Shkresa e paraqitur nga kjo kompani SAC, është e njëjtë me atë të paraqitur nga ndërmarrja MEICO”; “qendra për demilitarizimin e këtyre municioneve duhet të përzgjidhet nëpërmjet negociatave mes palëve, pasi rajoni i Bërzhitës nuk është i përshtatshëm dhe as i licencuar si për depozitimin ashtu dhe për asgjësim municioni. Ky rajon ndodhet pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan dhe nuk merrej përsipër sigurimi i energjisë”; “për municionet me moshë mbi 25-30-vjeçare, që kalojnë në proces demontimi,.... baruti i tyre i nënshtrohet asgjësimit me djegie në natyrë”; “nga ana jonë garantojmë të marrim përsipër transportin e municioneve, ruajtjen e pajisjeve dhe rajonit ku do të kryhet demontimi”; “... gjykojmë se kjo kërkesë duhet të shoqërohet me një projekt demilitarizimi dhe me një marrëveshje dypalëshe...”. Në të njëjtën kohë, kompania në datë 18 janar 2007 ka prezantuar në një takim me zyrtarë të MM, Shtabit të Përgjithshëm dhe ndërmarrjes MEICO, teknologjinë që do të përdorej, cilësitë e saj duke u fokusuar në avantazhet dhe rendimentin e lartë.
Mbi këtë memo të shefit të shtabit, ministri bën shënimin ku i drejtohet: 1. Shefit të Shtabit; 2. Sekretarit të Përgjithshëm me përmbajtje: “Shikoni konform rregullave dhe planit të demontimit. Shikoni që në kontakt me kompaninë të negocioni për problemet”.
Në datën 22.01.2007
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka nxjerrë urdhërimin për ngritjen e komisionit për verifikimin e sasisë së municioneve sipas kërkesës së SAC.
Në datën 24.01.2007:
Si fazë përgatitore, ministri i Mbrojtjes me urdhrin nr. 81, të po kësaj date, ngriti një grup pune, për studimin e kostos së demontimit të disa municioneve luftarake të hequra nga armatimi dhe përdorimi.
Në datën 02.02.2007:
Grupi i punës, në përputhje të të cilit ka pasur edhe përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm, paraqiti në MM studimin e plotë të kostos së demontimit për municionet e kërkuara (7.62 mm, 12.7 mm, 14.5 mm dhe 37 mm). Studimi u bazua në kapacitetet dhe kostot e paraqitura nga ndërmarrjet e Ministrisë së Mbrojtjes, për demontimin e atyre kalibrave të municioneve.
Në datën 09.02.2007:
Pas përgatitjes së studimit të mësipërm, është nisur për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, projekt VKM për “Procedurën e çmontimit, demilitarizimit dhe të tjetërsimit të një sasie të municioneve të FA-së, të dalë nga armatimi dhe përdorimi me kompaninë amerikane SAC”. Gjatë shqyrtimit të këtij projekt VKM-ja në Këshillin e Ministrave u vendos që, në vend të një akti administrativ nominal, të përgatitej një akt administrativ normativ dhe Këshilli i Ministrave të mos shprehej për një kompani të caktuar, por të përcaktonte rregulla standarde dhe të qëndrueshme në kohë.
Në datën 05.03.2007:
U dërgua për mendim në të njëjtat ministri një projekt VKM i ri. Ky projekt është punuar dhe miratuar dhe ka ardhur në fund për nënshkrim tek ministri i Mbrojtjes nga të gjitha strukturat përkatëse, civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Pas marrjes së mendimit te Ministria e Drejtësisë dhe e Financave, të cilat u reflektuan në praktikë, projekt VKM-ja u nis për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.
Në datën 14.03.2007:
Miratohet VKM nr. 138 “Për procedurat e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi”. Ky vendim përcaktoi procedurat e trajtimit të armëve dhe municioneve të hequra nga armatimi dhe përdorimi, si dhe procedurën e klasifikimit të tyre në kategori, ato për përdorim ushtarak dhe jo ushtarak, për shitje për skrap, shitje për çmontim dhe demilitarizim.
Në datën 02.04.2007:
Ministri i Mbrojtjes, me propozim të Drejtorisë Juridike dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe burimeve të Mbrojtjes, ka nxjerrë urdhrin nr. 416 “Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për kategorizimin e kontingjentit të armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve eksplozive të hequra nga armatimi dhe përdorimi”.
Ministri i Mbrojtjes, me propozim të Drejtorisë Juridike dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, ka nxjerrë urdhrin nr. 417 “Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit të Miratimit të Çmimeve”.
Në datën 25.04.2007:
Ministri i Mbrojtjes, me propozim të Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm ka nxjerrë urdhrin nr. 550, datë 25.04.2007 “Për zbatimin e VKM-së nr. 138, datë 14.03.2007 “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi për sa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni”.
Në datën 06.06.2007:
Në zbatim të urdhrit nr. 550 ndërmarrja MEICO ka lidhur kontratën me SAC-in. Duke respektuar detyrimet reciproke, kjo kontratë është realizuar pa asnjë problem dhe në kohë nga kompania SAC. Në asnjë moment të realizimit të kontratës, tek ministri i Mbrojtjes nuk është paraqitur asnjë shqetësim lidhur me rajonin e përzgjedhur për demontim, si nga kompania, nga strukturat civile të MM-së, ushtarake të SHP-së, komuniteti vendor, apo organet e qeverisjes vendore.
Në datën 01.09.2007:
Paraqitet kërkesa e dytë e SAC-it. Duke qenë se me kontratën e parë nuk u plotësua sasia e municioneve për demontim, u kërkua që të vazhdohet me demontimin e kalibrave të tjerë. Kërkesa iu përcoll ministrit. Ministri këtë dokument ia përcolli për veprim shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Në datën 17.09.2007:
Në përgjigje të ministrit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, me shkresën e kësaj date, me nr. 7595 të saj, krahas të tjerave shprehet: “...demontimi i municioneve në rrugë industriale është përcaktuar si metodë prioritare, me avantazhe ekonomike, e sigurt dhe me impakte minimale në ambient”. Nisur nga fakti që përcaktimi i municioneve me gëzhoja tunxhi për kalibrat e kërkuar nga kompania SAC, kërkon kohë për evidentimin. Në këto kushte, për të realizuar këtë detyrim SHP-ja kërkon kohë deri në datën 10.08.2007. Për dhe mbi këtë shkresë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ministri ka bërë shënimin: “Të procedohet sipas propozimit”.
Në datën 01.11.2007:
Komisioni i Kategorizimit, me vendim nr. 07, datë 01.11.07, pika 2, ka bërë kategorizimin për shitje për demontim municionet me gëzhoja tunxhi të kalibrave 23 mm deri 152 mm sipas kreut IV dhe VIII të VKM nr. 138, bashkëlidhur vendimit të komisionit të Kategorizimit është edhe lidhja nr. 2, e cila identifikon municionet përkatëse dhe sasinë e tyre.
Në datën 22.11.2007:
I dërgohet një memo ministrit të Mbrojtjes. Memo përmban bashkëlidhur projekturdhrin “Për kalim municionesh ndërmarrjes MEICO”. Kjo memo është dërguar dhe nënshkruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtoria e Logjistikës dhe Drejtoria Juridike. Këto nënshkrime përmban edhe vetë projekturdhri përkatës.
Në datën 07.12.2007:
Ministri ka miratuar projekturdhrin sipas propozimit përkatës. Urdhri mban numrin 2044.
Gjatë realizimit të kontratës së dytë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka nxjerrë edhe dy urdhrat e mëposhtëm:
Urdhër nr. 56, datë 23.01.08 “Për vënie në dispozicion të një fadrome ndërmarrjes MEICO”, urdhër i zbatuar nga Komanda Mbështetëse. Urdhrin nr. 155, datë 12.03.2008 “Për dhënie të përkohshme të kontenierëve ndërmarrjes MEICO”, urdhër i cili deri në datën e aksidentit nuk u arrit të ekzekutohej.