Letra e Mediut për Ina Ramën
Më 3 prill, pasi dosja e Gërdecit kaloi nga Prokuroria e Tiranës në Prokurorinë e Përgjithshme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, i ka dërguar një letër kryeprokurores Ina Rama, si dhe ka vënë në dijeni presidentin Topi dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli. Në këtë letër, Mediu shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me prokurorinë për të zbardhur këtë ngjarje. "Në njohje dhe respektim të përgjegjësive të mia si ministër i Mbrojtjes, tashmë i dorëhequr, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si politikan, por qoftë edhe si qytetar i thjeshtë, si dhe në respekt të institucioneve përkatëse shqiptare, kam deklaruar dhe rikonfirmoj pa asnjë hezitim se jam i gatshëm t'i njoh dhe t'ju parashtroj këtyre organeve të gjitha faktet dhe dijeninë time në lidhje me ngjarjen e Gërdecit", thuhet në letrën e ish-ministrit. Sipas Mediut, "edhe pse personalisht nuk e shoh veten përgjegjës dhe shkaktar ligjor, të pasojave të rënda të ardhura, në njohje dhe respekt të institucioneve përkatëse, kam preferuar që ato të jenë vlerësuesit e këtyre përgjegjësive. Ju kam konfirmuar dhe ju rikonfirmoj se, qenia ime si deputet nuk ka përbërë dhe nuk do të përbëjë në asnjë rast, pengesë për t'ju përgjigjur çdo kërkese, për të dhënë shpjegime përpara organit të Prokurorisë me qëllim të sqarimit të përgjegjësive të mia".