Hetimi paraprak, polici gjyqësor “në dorë” të prokurorit
Nënshkruhet urdhri për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore. Pikat e urdhrit që do të shuajnë mosmarrëveshjet e shkuara Polici - Prokurori
Luan Kondi
TIRANË – Nënshkruhet urdhri për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ky urdhër i përbashkët u formalizua pas firmave të ministrit Nishani dhe kryeprokurores Rama dje në hotel “Tirana Internacional”. Prokurorja e Përgjithshme e shprehu nevojën e nxjerrjes së këtij urdhri të përbashkët pasi ishin hasur vështirësi në hetimin paraprak që lidhen me parashikimin e varësisë dyfishe të Policisë Gjyqësore nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Urdhri
Duket se me këtë urdhër, që ka 26 pika, do të marrin fund mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën dy sektorët e hetimit. Shpesh prokuroria ankohej se dosjet që përpiloheshin nga Policia Gjyqësore kishin të meta dhe ktheheshin pas për t’u plotësuar, por nuk kishte asnjë të drejtë mbi ta. Sipas ekspertëve kjo marrëveshje do të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve dhe në përcaktimin e qartë të kompetencave mes policisë gjyqësore pranë Policisë së Shtetit dhe asaj në Prokurori në luftën kundër krimit. Kohë më parë disa herë ish-kryeprokurori Sollaku kishte kërkuar nënshkrimin e një urdhri të tillë, por strukturat e Ministrisë së Brendshme e kishin refuzuar kërkesën e tij. Megjithatë, ky veprim i ndërmarrë do të përmirësojë dhe do të vendosë në eficencë të plotë dhe standardizojë veprimtarinë e Policisë Gjyqësore. Sipas ministrit Nishani ky hap i ndërmarrë bashkon dhe koordinon veprimtarinë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, kriminalitetit në tërësi, mes strukturave të policisë dhe prokurorisë. Nisur nga kjo deklaratë duket se më parë ka pasur probleme jo të vogla në bashkërendimin e punëve e konstatuar kjo herë pas here në akuzat e ndërsjella ku policia arrestonte persona të dyshuar për ngjarje kriminale dhe prokuroria i lëshonte ata pasi sipas kësaj të fundit nuk ishin kopsitur dokumentet nga Policia Gjyqësore.
Ndryshimet
Me nënshkrimin e këtij urdhri, drejtuesit do të kenë në dorë instrumentin ligjor më të qartë dhe të konsoliduar, i cili do të harmonizojë angazhimet, përgjegjësitë dhe detyrimet brenda strukturës së Policisë Gjyqësore. Strukturat e Policisë Gjyqësore do të arrijnë përmirësimin e mëtejshëm të procedurave penale dhe atyre që kanë të bëjnë me hetimin e veprimtarive antiligjore. Në urdhër përcaktohet qartë e drejta e shërbimeve të Policisë Gjyqësore për të hetuar veprat penale që referohen prej tyre, si dhe e drejta e prokurorëve për të kontrolluar procesin hetimor. Në zbatim të këtij urdhri, oficerët e shërbimit të Policisë së Shtetit që merren me hetime, do të jenë pjesë e Departamentit të Hetimit të ngritur pranë drejtorive përkatëse të policisë në qarqe. Këto shërbime do të jenë angazhuar vetëm me detyra që lidhen me hetimin dhe jo me detyra operacionale. Ndërkohë që i gjithë procesi do të kontrollohet nga prokurorët në zbatim të normave të kodit të procedurave penale. Urdhri ndikon në rritjen e eficencës së shërbimeve të Policisë Gjyqësore, përcaktimin e qartë të angazhimeve të tyre, kontrollin etj, në funksion të hetimeve të plota dhe përfaqësimit sa më dinjitoz të akuzës në proceset gjyqësore. Nevoja për nxjerrjen e këtij urdhri erdhi pas vështirësive të konstatuara në hetimet paraprake të oficerëve të Policisë Gjyqësore, si nga varësia e dyfishtë e këtyre shërbimeve nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme, ashtu edhe nga mosqartësimi i kompetencave të tyre.
Box
Nishani: “Bashkëpunimi, Policia partnere serioze e Prokurorisë”
“Ky bashkëpunim është i domosdoshëm jo vetëm për respektimin e mënyrës së funksionimit të tyre, por mbi të gjitha për rritjen e eficencës të të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër këtyre fenomeneve për ta bërë shoqërinë dhe vendin tonë më të sigurt. Pas nënshkrimit të këtij urdhri të përbashkët, drejtuesit e këtyre institucioneve do të kenë në dorë një instrument ligjor të qartë, i cili do të koordinojë, do të përcaktojë më mirë përgjegjësitë dhe detyrimet e çdo individi brenda strukturës së Policisë Gjyqësore”.
Box
Ina Rama: “Tani qartësohen detyrat e Policisë Gjyqësore”
“Ky urdhër, brenda kuadrit ligjor ekzistues, synon të përcaktojë më qartë detyrat funksionale të shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe të Prokurorisë gjatë hetimit paraprak. Ky urdhër përcakton të drejtën dhe detyrimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore të shtetit për të hetuar veprat penale që referohen prej tyre si dhe të drejtën dhe detyrimin e prokurorëve për të kontrolluar të gjithë procesin hetimor dhe vlerësuar ligjshmërinë e veprimeve të oficerëve të Policisë Gjyqësore”.
Disa pika të Urdhrit të përbashkët
“Për funksionimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore
në Policinë e Shtetit”
2. Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, të organizuara në komisariatet e policisë në rrethe dhe në komisariatet e Policisë Kufitare dhe migracionit, e ushtrojnë veprimtarinë procedurale brenda juridiksionit të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë.
5. Prokurori pranë gjykatës së shkallës së parë në të gjitha rastet kur referimi i veprës penale kryhet nga shërbimet e Policisë Gjyqësore, urdhërojnë vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve të kryhet nga shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.
5.2. Prokurori mund të ngarkojë me hetime shërbimet e policisë gjyqësore edhe në rastet kur referimi i veprës penale kryhet nga burime të tjera të ndryshme nga Policia e Shtetit.
6. Drejtuesi i shërbimeve të Policisë Gjyqësore përgjigjet përpara prokurorit që drejton dhe kontrollon hetimin edhe për oficeret dhe agjentët e Policisë Gjyqësore të varur prej tij për ecurinë e hetimit, respektimin e rregullave, kërkesave dhe afateve procedurale, për zbatimin e detyrave të urdhëruara ose deleguara nga prokurori, si dhe për koordinimin e hetimit me strukturat e tjera policore.
6.1. Drejtuesi i shërbimeve dhe oficeri i policisë i ngarkuar për hetimin e procedimit penal duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e sekretit të hetimeve paraprake.
10. Prokurori që ka marrë përsipër drejtimin dhe kontrollin e hetimeve, kur ka të ndaluar ose të arrestuar në flagrancë, zgjedh në gjykatë masën e sigurimit dhe jo më vonë se dhjetë ditë i rikthen me shkresë dhe të inventarizuara aktet origjinale drejtuesit të shërbimeve të Policisë Gjyqësore për të vazhduar hetimet.
10.1. Prokurori, para se sa t’i rikthejë aktet shërbimeve të Policisë Gjyqësore, nxjerr urdhrin për regjistrimin e veprës penale, ku vendos emrin e oficerit që do të vazhdojë të kryejë veprimet hetimore dhe numrin e regjistrit që duhet të mbajë fashikulli i procedimit penal. Një kopje të urdhrit të regjistrimit të veprës penale ia dërgon drejtuesit të shërbimeve të Policisë Gjyqësore për ta vendosur në fashikullin e procedimit penal.
15. Drejtuesi i shërbimit dhe oficeri i Policisë Gjyqësore i ngarkuar me hetimet, informojnë në vazhdimësi prokurorin për ecurinë e hetimeve. Oficeri i Policisë Gjyqësore përpilon relacionin dhe dërgon aktet prokurorit për çdo kërkesë paraprake që duhet të vlerësohet nga prokurori ose të miratohet nga gjykata.
17. Prokurori mund të organizojë analiza për ecurinë e hetimeve, duke përfshirë në këto analiza edhe drejtues të tjerë të shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Policinë Shtetit, që mund të jenë të nivelit epror ose paralel me drejtuesin e shërbimeve të policisë gjyqësore që kryen hetime të një procedimi penal të ngarkuar nga prokurori.
17.1. Para se të paraqesë relacionin për mënyrën e përfundimit të hetimeve, me kërkesë të policisë gjyqësore, prokurori analizon ecurinë e procedimit penal.
21. Drejtuesit e Policisë Gjyqësore njoftojnë 10 ditë përpara drejtuesit e prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, në rastet kur do të ngrihen në përgjegjësi ose do të transferohen oficerët e Policisë Gjyqësore në vartësi të tyre.
22. Drejtuesi dhe oficeri i shërbimit të Policisë Gjyqësore në Policinë e Shtetit, ndjekin ecurinë e procesit penal edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor. Ata duhet të ndihmojnë prokurorin dhe të zbatojnë çdo urdhër të tij, në zbatim të kërkesave të K.Pr.Penale dhe ligjeve të tjera në fuqi.
23. Drejtuesi i Prokurorisë ose personi i autorizuar prej tij, bën vlerësim pune për drejtuesin dhe oficerin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore me kërkesë të eprorëve të tyre.
16 Prill 2008