Rritja e çmimeve, bota nis marrjen e masave, Shqipëria jo
Mbi 42 për qind e qeverive kanë ulur taksat për importin e drithërave. BB-ja konstaton se Shqipëria bën pjesë në vendet e mbetura pasive
Ervin Koçi
Vetëm qeveria shqiptare nuk ka nisur deri tani marrjen e asnjë mase për të përballuar një krizë të mundshme ekonomike dhe urie që po i kanoset botës, si pasojë e rritjes së pandalshme të çmimeve të ushqimeve. Edhe pse institucionet ndërkombëtare financiare kanë dhënë alarmin dhe kanë kërkuar sidomos nga qeveritë e vendeve të varfra nisjen e marrjes së masave, duket se qeveria shqiptare nuk ka asnjë lloj rezerve ushqimore të hequr veçmas. Rritja e pandalur e çmimeve ka alarmuar qeveritë e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat kanë filluar të marrin dhe masat e para për të kufizuar pasojat negative mbi qytetarët e tyre. Banka Botërore në një raport të saj ka marrë në studim se si janë sjellë qeveritë e 58 vendeve me të ardhura të pakta, për të përballuar krizën globale të çmimeve për mallrat ushqimorë. Studimi ka nxjerrë në pah se rreth 42 për qind e qeverive kanë ulur taksat mbi importin e drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore, me qëllim që të kufizojnë rritjen e çmimeve. Gati 25 për qind e vendeve të tjera kanë preferuar të frenojnë rritjen e çmimeve, duke blerë vetë drithë në tregun botëror, përmes rezervave të shtetit, për ta hedhur atë më pas në tregun e brendshëm me çmim të ulët. Por një pjesë e konsiderueshme e qeverive kanë preferuar menaxhimin e krizës me dorë të fortë, duke kontrolluar çmimet në treg. Banka Botërore ka konstatuar se vetëm 16 për qind e qeverive të marra në studim kanë preferuar të qëndrojnë pasive, duke mos marrë asnjë masë për përballimin e kësaj situate të vështirë.
Shqipëria
Një qëndrim të ngjashëm me këtë kategori të fundit vendesh është duke ndjekur edhe qeveria shqiptare, e cila ka hedhur poshtë çdo mundësi ndërhyrjeje përmes uljes së taksave apo krijimit të rezervave të shtetit. Këshilltari i kryeministrit, Petraq Milo, ka thënë në lidhje me këtë situatë se, “qeveria mendon të kompensojë efektet e krizës së çmimeve përmes rritjes së pagës dhe ndihmës ekonomike, e cila pritet të ndodhë në muajin korrik”. Por kjo skemë lë të pambrojtur qindra mijëra individë të tjerë, të cilët janë të vetëpunësuar ose punojnë në sektorin privat. Për këta të fundit qeveria pranon se nuk ka asnjë plan apo skemë kompensimi, por shpreson se edhe privatët do të ndjekin rrugën e saj për të rritur pagat e punonjësve të tyre.
INSTAT-i
Nëse skema e propozuar nga qeveria do të zbatohet, do të kompensojë efektet negative vetëm për një pjesë të vogël të familjeve në vend. Pjesa më e madhe e të punësuarve në Shqipëri figuron e punësuar në sektorin privat, ose e vetëpunësuar në bujqësi. Nga 932 mijë të punësuar që numërohen aktualisht në vendin tonë, sipas "INSTAT"-it, janë të punësuar në sektorin shtetëror vetëm 167 mijë prej tyre. Më shumë se 224 mijë të tjerë figurojnë në sektorin privat jobujqësor dhe plot 542 mijë individë janë të vetëpunësuar në bujqësi. Në bazë të këtyre shifrave, qeveria kompenson me pagat vetëm 20 për qind të individëve, ndërsa 80 për qind të tjerë do të mbeten zbuluar përballë krizës së çmimeve.
Propozimi
Banka Botërore, në përpjekje për të kufizuar pasojat e rënda të krizës së çmimeve, u ka bërë apel të gjitha qeverive të botës, kryesisht atyre të vendeve që rrezikohen më shumë prej saj, që të mos rrinë indiferente përballë një situate të tillë, por të ndërhyjnë sa më parë, me qëllim që të kufizojnë pasojat e tmerrshme që rritja e çmimeve mund të sjellë për shtresat e varfra. Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zelik, deklaroi dy ditë më parë në Washington D.C. se, “kriza e çmimeve për ushqimet mund të zhysë në varfëri 100 milionë njerëz në mbarë botën”. Zelik tha se, “për të përballuar këtë krizë është e nevojshme dhe nevojiten 500 milionë dollarë”. Këto para do të shërbenin për të kufizuar hendekun që, sipas FAO-s, është krijuar nga mungesa e ushqimeve për të varfrit. Sipas ekspertëve të BB-së ka tre rrugë që përdoren më gjerësisht për t‘i bërë ballë një situate si kjo: 1) subvencion me para në dorë për të varfrit, 2) ndërhyrje për të ulur çmimet e produkteve ushqimore, përmes politikave fiskale dhe masave administrative, 3) ndërhyrje për të nxitur rritjen e prodhimit në periudhë afatgjatë. Por BB-ja vëren se të tria këto zgjidhje, krahas përfitimeve, kanë edhe kosto.
16 Prill 2008