E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zotëronte pistoletë pa leje, arrestohet nga policia



Tiranë – Mbante pistoletë pa leje, ndalohet nga policia. Burime të sigurta thanë për gazetën se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë të Ismail Karajt, 51 vjeç, lindur dhe banues në Sauk Tiranë, i padënuar më parë. Prangosja e tij u krye sepse mbrëmjen e dy ditëve më parë, në rrugën “Sami Frashri” në Tiranë, në afërsi të digës së Liqenit Artificial, është kapur në flagrancë me një pistoletë, të cilën e posedonte pa leje. Arma ishte e prodhimit “Zastava”, e kalibrit 6.35 mm dhe në krehrin e saj ndodheshin fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

16 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›