E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri do përgjigjet penalisht për aktet e kundraligjshme

Kryeministri ose ministrat duhet të përgjigjen penalisht kur aktet e nxjerra janë të kundraligjëshme dhe u sjellin atyre përfitime personale. Kjo është një nga pikat më të forta të propozuara nga Partia Socialiste për ndryshimet në kodin penal, çështje pritet të ndezë debate në komsionin e ligjeve.
 

Gjatë prezantimit paraparak të 13 amendimeve të PS, depuetetja e selisë rozë Ermonela Felaj tha se opozita i propozon komisionit që edhe falsifikimi i të dhënave statistikore zyrtare dhe adminiatrative nga nëpunësi publik të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Ndërkaq komisioni i ligjeve ka kaluar me konsensus të gjitha ndryshimet në kodin penal që kanë të bëjnë me dhunë në fmailje apo dhe me raste kur prindërve u hiqet e drejta prindërore për fëmijët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›