E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi për plagosjen e 3 metalurgëve: “U shkelën rregullat”



ELBASAN - Shkelja e rregullave të sigurimit në punë është shkaku i aksidentit të ndodhur ditën e diel në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, ku u plagosën 3 metalurgë. Grupi hetimor, pasi ka verifikuar vendin e ngjarjes dhe ka dëgjuar dëshmitë e metalurgëve të plagosur dhe dëshmitarëve të ngjarjes, ka arritur në konkluzionin se nga punëtorët janë shkelur rregullat e sigurimit në punë dhe nuk janë respektuar veprimet teknologjike në procesin e përpunimit të metaleve në Uzinën e kësaj kompanie industriale. Në orët e para të mëngjesit të së dielës në furrën e shkrirjes së Uzinës së Ferrokromit Albkrom, si pasojë e një shpërthimi, nga pakujdesia, mbetën të dëmtuar shtetasit Aqif Pepa, Mehmet Serica, Luan Jakupi. Tre të plagosurit janë punonjës të Uzinës së Ferrokromit në furrën e shkrirjes Albkrom, të marrë me koncesion nga një firmë ruso-shqiptare. Burimet spitalore bëjnë të ditur se Aqif Pepa dhe Mehmet Serica ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë larguar për në shtëpi ndërsa ka pësuar djegie të rënda, por jashtë rrezikut për jetën Luan Jakupi, i cili ndodhet ende në spital.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›