Hetohen për mashtrim dy italianë
Dy shtetas italianë i kanë marrë 3600 euro një shtetasi shqiptar, duke i premtuar se do ta punësojnë në Itali. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se rreth orës 21.00 të së dielës ka filluar procedimi penal për Anna Maria Longo, 52 vjeçe, si dhe ndaj 35-vjeçarit Giuseppe Franco Toma, të dy të lindur në Itali dhe me banim të përkohshëm në Tiranë. Sipas burimit në fjalë, procedimi ndaj tyre filloi pasi në vitin 2007 i kanë marrë 28-vjeçarit D. M., banues në Elbasan, një shumë prej 3600 eurosh, duke i premtuar se do ta punësonin në Itali si infermier. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “të mashtrimit”.
#