E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen emigrantët, shpëtojnë trafikantët

Kakavijë

Kapet një grup emigrantësh klandestinë, trafikantët arrijnë t’i shpëtojnë prangosje së policisë. Shërbimet e policisë kufitare të Kakavijës realizuan natën e së dielës operacionin e koduar “Kapelja” në afërsi të fshatit Llongo në Dropullin e Sipërm. Aksioni u finalizua me shoqërimin e gjashtë personave nga rrethi i Fierit, Vlorës dhe Beratit, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me shtetin grek. Ndërkohë, udhërrëfyesit, dy vëllezër vlonjatë, kanë mundur t’i shpëtojnë prangosjes, pasi kanë hyrë në territorin grek. Policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e policisë greke për kapjen e këtyre dy personave, emrat e të cilëve nuk jepen. Dy vëllezërit vlonjatë i mblidhnin emigrantët në lokalin “Kapelja” në Vlorë dhe merrnin 800 deri në 2000 euro për shoqërimin e tyre deri në destinacion.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›