Burri ankohet në polici: Gruaja më dhunon
Një burrë i dhunuar nga bashkëshortja i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Durrësit për ndihmë. I dhunuari është 62-vjeçari S. Dardha nga qyteti bregdetar dhe në denoncimin e tij ka deklaruar se gruaja e tij 56-vjeçare e dhunon në mënyrë sistematike fizikisht dhe pikologjikisht. çifti banon në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit dhe pas marrjes së denoncimit policia plotësoi menjëherë kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes dhe së bashku me kërkesë-padinë e një gruaje 43-vjeçare, nënë e tre fëmijëve nga Durrësi, e cila ka denoncuar dhunën e bashkëshortit, është dërguar për ndjekje të mëtejshme në Gjykatën e Rrethit Durrës. Burime policore bënë të ditur se çifti Dardha është në proces gjyqësor për divorc dhe kanë bërë pesë seanca për ndarjen e tyre dhe të pasurisë. Gruaja e denoncuar për dhunë nga bashkëshorti është larguar drejt Italisë dhe pas kthimit në atdhe është përballur me derën e mbyllur të apartamentit të saj dhe ka reaguar. Konflikti ka marrë përmasa të tjera, duke përfunduar në polici, inspektorët e së cilës kanë regjistruar denoncimin dhe plotësuar dokumentacionin për ndjekje të mëtejshme nga gjykata.
#