Hetohet incidenti Suarez-Evra

Federata angleze e Futbollit ka konfirmuar se do të hetojë deklaratën e mbrojtësit të Manchester Unitedit Patrice Evra se ishte fyer në baza racore nga sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez.
“Gjyqtari Andre Marriner është njoftuar për incidentin e ndodhur në fund të takimit dhe e ka raportuar në FA. FA tani do të nis hetimet ndaj rastit” thuhej në komunikatën e FA.
Më herët, Evra kishte thënë për Canal Plus se: “Janë kamerat, ju mund të shihni Suarezin duke thënë fjalë të caktuar në drejtim timin, së paku 10 herë”. Ndeshja përfundoi 1-1.