E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetuesit: “Erjon Camin e ekzekutoi banda e Lushnjës”

Tiranë - Zbardhet një ngjarje e vjetër e ndodhur në Tiranë. Prokuroria e Lushnjës dhe Departamenti i Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ia kanë faturuar vrasjen e Erjon Camit bandës së Aldo Bares. Sipas burimeve policore, autor i vrasjes mësohet të jetë killeri i kësaj bande, Leonard Prifti. Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se vrasja është kryer për llogari të Aldo Bares. Cami rezulton të ketë qenë pjesë e së njëjtës bandë, ndërsa kishte filluar të punonte më vete. Leonard Prifti u ekzekutua më 3 korrik të vitit 2005, vetëm pak minuta pasi kishte ekzekutuar biznesmenin Baki Taullau, po në Lushnjë

23 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›