E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetuesve mediatikë të Fazlliçit - “bën vaki që edhe nuk u dalin ëndrrat”

Tentativat për të mbajtur gjallë argumentin “Damir Fazlliç”, si i implikuar në pastrim parash, dje pati zbehjen tij përfundimtare. Përveç një komenti dje, diku në një gazetë, që dikur promovoi dhe shpërndau shpifjet dhe trillimet për shtetasin britaniko-boshnjak, askush prej mediave të tjera nuk kishte marrë mundimin që të paktën të “pasqyronte” deklarimin zyrtar, nëpërmjet të cilit Prokuroria e Përgjithshme pranoi dështimin e radhës.
Ndryshe nga para datës 7 maj 2009, kur gazeta dhe televizione, që duket se kanë të njëjtin “bord informacioni”, kishin harxhuar faqe të tëra gazetash, apo minuta emisionesh lajmesh në televizione për shpifje, trillime, sajesa e përdhosje ndaj Damir Fazlliç dhe “miqve” të tij të supozuar, pas kësaj date (7 maj 2009), të njëjta gazeta e televizione me mundimin dhe sforcon më të madhe gjetën vetëm ca fjalë, që për hir të vërtetës po të numëroheshin ishin shumë më pak në numër sa numri i faqeve të gazetave e minutave të televizioneve, që të jepnin lajmin se “dosja e Damir Fazlliç u mbyll nga prokuroria, sepse mungonin elementë të veprës penale”.
As komenti i djeshëm diku në një gazetë, e njohur për “inicimin” dhe “distribucionin” prej dikur të ëktyre shpifjeve, trillimeve, sajesave e përdhosjeve ndaj Damir Fazlliç dhe “miqve” të tij të supozuar, nuk shërbenin aspak për të balancuar numrin shumë të vogël të fjalëve të shkruara për Damir Fazlliç, pas datës 7 maj 2009 kur edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Ina Rama pranuan dështimin politik, krahasuar me numrin e faqeve të gazetave e minutave të kronikave të lajmeve në edicione televizive, që ishin shumë, shumë më të mëdha në numër, sipërfaqe e minutazh, krahasuar me vetëm ca fjalë dëshpëruese pas dështimit të radhës të akuzës.
Edhe ato fjalë, diku dje në komentin e një gazete, të mbushur me mllef më tepër ishin një inat që “iniciatori” dhe “distributori” i “me nder” skandalit për pastrim parash të Damir Fazlliçit, nuk kishte mundur ta frenonte dhe fshinte ndaj Prokurorisë, që u dorëzua dhe nuk vazhdoi t’i jepte oksigjen edhe për ca kohë “ëndrrës” së tij me pastrim parash nga një shtetas britaniko-boshnjak.
Duket, “iniciatori” dhe “distributori” i “me nder” skandalit për pastrim parash të Damir Fazlliçit, nuk e ka vlerësuar me shumë seriozitet “postulatin”, sipas të cilit “bën vaki që edhe nuk dalin ëndrrat...”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›