E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Ukraine Yanukovych merr perqindjen me te madhe te votave

Rezultatet e para pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara një ditë më parë në Ukrainë bëjnë me dije se partia e presidentit, Viktor Yanukovych, duket se ka marrë përqindjen më të madhe të votave, por partitë opozitare kanë fituar më shumë nga sa pritej.
Sipas rezultateve të para të “exit-polls”, Yanukovych ka fituar 28% të votave, i ndjekur nga “Atdheu” i Tymoshenkos me 24,7%. Partitë e tjera kryesore ishin “Liria” me 12,5%, Komunistët me 12,5% dhe partia anti-korrupsion “Udar” 15,4%, e kampionit të boksit Vitali Klitschko. Përgjithësisht, “exit-polls” sugjerojnë se partia e Yanukovych dhe aleatët e tij do të mbajnë pushtetin, por me një mazhorancë më të “rrudhur.
Ndërkohë zyrtarë të Partisë thanë se anketat tregojnë se ukrainasit kanë konfirmuar besimin tek udhëheqësi i tyre. Megjithatë, ka një ndryshim të madh nga numërimet e para krahasuar me exit polle-et dhe sistemi i komplikuar elektoral parashikojnë se do të duhet kohë deri në shpalljen e rezultatit final.
Rreth 3 mijë vëzhgues ndërkombëtarë mbërritën në Ukrainë për të vëzhguar procesin elektoral, nga i cili Janukovic pretendon të rikonfirmohet në krye të shtetit. Qeveritë perëndimore kanë kritikuar zotin Janukoviç për burgimin e lideres së opozitës Julia Timoshenko. Zyrtarët thanë se procesi zgjedhor ishte I qetë dhe pjesëmarrja në votime ishte rreth 45 për qind. Gjysma e parlamentit me 450 vende të Ukrainës do të mbushet nga palët e zgjedhura mbi bazën e listës së kandidatëve, ndërsa gjysma tjetër do të plotësohej nga kandidatët individualë, të votuar sipas sistemit mazhoritar. Rreth 5000 kandidatë kanë garuar në këto zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›