E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri kundër largimit të Vogelit

Xherdan Shaqiri i ka kritikuar drejtuesit e Baselit, të cilët vendosën ta shkarkonin trajnerin Heiko Vogel, për t’ia besuar postin e shefit të shtabit teknik trajnerit Murat Yakin.

Skuadrës zvicerane nuk po i shkojnë fort punët mirë, që prej largimit të dyshes Shaqiri-Xhaka, por 21 vjeçari nuk mendon se fajin për këto rezultate negative e kishte trajneri.

“Sipas meje, nuk ishte e nevojshme të shkarkohej trajneri. Kisha kontakte të kohëpaskohshme me të, por jo më, pas shkarkimit. Jam i bindur se Heiko do t’i rikthente gjërat në vendin e vet”, deklaroi përfaqësuesi zviceran, i cili me trajnerin Vogel fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›