E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tyson, i padëshiruar në Zelandën e Re

Qeveria e Zelandës së Re e ka ndaluar vizitën e Mike Tysonit në këtë vend, për të marrë pjesë në një eveniment bamirësie. Kryeministri John Key e ka marrë këtë vendim pasi që boksieri legjendar ka qenë i dënuar për përdhunim.

Ministri i Imigrimit, Kate Wilkinson ka njoftuar se vizita e Tysonit, e paraparë të ndodhte në muajin nëntor, është anuluar.

“Çdokush që ka akuza të rënda të dhunës kundër një gruaje, edhe nëse ka ndodhur shumë kohë më parë, nuk mund të hyjë në vendin tonë”, ka thënë kryeministri Key. Tyson ishte dënuar me 6 vjet burg për përdhunimin e një 18 vjeçareje në SHBA, në vitin 1992.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›