Heynckes e shijon lojën perfekte të Bayernit

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes e ka lavdëruar ekipin e tij për lojën perfekte që e shfaqi ndaj Baselit, në fitoren 7:0, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Baseli hyri në lojë me optimizëm për të shkuar në çerekfinale, pas fitores në takimin e pare me rezultat 1:0, por Mario Gomez (4), Arjen Robben (2), e Thomas Muller (1), i fundosën të gjitha shpresat e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës me shokë.
“Ne bëmë një lojë të madhe, duke e qarkulluar topin nga njëra anë në tjetrën. I shfrytëzuam mjaft mirë hapësirat. Pjesa e parë ishte perfekte. Ishte absolutisht një lojë e madhe, që nga minuta e parë, e deri në fund. sidomos më pëlqeu se si luajtëm me inteligjencë, pasi e morëm avantazhin”, theksoi trajneri gjerman.