Heynckes, i lumtur për fitoren

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ndihet i lumtur me fitoren 2:1 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri gjerman i ka komplimentuar lojtarët e tij për lojën që e shfaqën në Allianz Arena.
“Ishte një fitore e merituar. Kemi vuajtur paksa në 15 minutat e parë dhe pas barazimit të tyre, por ishim të aftë ta mbanim topin në këmbë në pjesën tjetër të lojës. Kemi luajtur me personalitet të lartë, duke i shfaqur të gjitha vlerat tona, duke i bërë ato që i kishim studiuar gjatë javës”, u shpreh Heynckes, i cili thotë se në ndeshjen e kthimit, ekipi i tij nuk duhet të mbrohet, por ta kërkojë golin.