E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali plaçkitet në Allianz Arena

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zhveshtoret e Real Madridit, para fillimit të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, që u zhvillua në stadiumin Allianz Arena.

Sipas uebfaqes Todomercadoweb.es, Cristiano Ronaldos i janë vjedhur fanella dhe këpucët e futbollit, në zhveshtore, teksa ekipi madrilen kishte dalë në fushë për t’u ngrohur, para fillimit të ndeshjes. Ronaldo nuk ishte e vetmja ‘viktimë’ e hajdutëve, pasi që u vodhën edhe këpucë tjera të futbollit dhe fanella.

“Ajo që ka ndodhur është një turp”, është shprehur trajneri Jose Mourinho pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›