E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben pëlqen Juventusin

Arjen Robben dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun dhe të ketë Evropian të suksesshëm me Holandën, para se të vendos për të ardhmen e tij.

Mesfushori holandez e pranon se e pëlqen Juventusin, i cili është i interesuar për të.

“Unë ndihem mirë në Bayern, por nuk e kam vazhduar ende kontratën dhe futbollit nuk i dihet kurrë. Juventusi po kalon nëpër një sezon të shkëlqyeshëm. E ka ndërtuar një skuadër të re, mjaft të fortë dhe po përmirësohet. më pëlqen që një klub si ky është interesuar për mua”, tha Robben, që ka kontratë me Bavarezët deri në qershor 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›