E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakuta, i lodhur me huazime

Aktualisht i huazuar në Dijon, sulmuesi francez Gawl Kakuta, në pronësi të Chelseas, i ka paralajmëruar Blues, para fillimit të sezonit të ri.

21 vjeçari duket se është lodhur duke u huazuar dhe kërkon qartësi nga klubi londinez.

“Këtu jam duke kaluar një eksperiencë mjaft të bukur. Kanë demonstruar besim në mua, por sezonin e ardhshëm nuk dua të huazohem”, deklaroi Kakuta, i cili konsiderohet si një talent i jashtëzakonshëm, por që ende nuk i ka shfaqur vlerat e tij në Chelsea. Ai më parë ishte huazuar edhe në Fulham e Bolton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›