Romët shqiptarë padisin Greqinë për ushtrim dhune
04/03/2009 Konflikti për tokën ku banonin 16 romët
TIRANË- Romët shqiptarë padisin shtetin grek për dhunë dhe largim me forcë nga vendi ku banonin. Lajmi mësohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili u vu në dijeni nga Monitoruesi Grek i Helsinkit (MGH) se 16 shtetas shqiptarë me origjinë rome dhe me vendbanim në Greqi kanë paraqitur një ankesë para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër shtetit grek. Në ankesën e paraqitur parashtrohen fakte se aplikuesit kanë jetuar së bashku me disa familje rome, për më shumë se 10 vjet, deri në qershor të vitit 2007, në një sipërfaqe toke në lagjen “Aghiour Polykarpou” në zonën e Votanikos, afër qendrës së Athinës. Në qershor 2007, një kompani private ndërtimi që i përkiste B. V., të cilës i ishte dhënë e drejta për të zbatuar një projekt tregtar ndërtimi në sipërfaqen e tokës në “Aghiou Polykarpou, u shfaq në zonën ku jetonin aplikuesit dhe u bëri thirrje atyre të largoheshin. Përpara se romët të dëboheshin duhet të sistemoheshin, derisa autoritetet kompetente të rajonit të Atikës të shpreheshin me një vendim përfundimtar lidhur me vendin se ku do të strehoheshin. Mbas dëbimit, romët u vendosën në një uzinë të braktisur prej së cilës u dëbuan nga policia dhe më pas u vendosën në një sipërfaqe toke që i përkiste një kompanie private nga ku e dëbuan me vendim të gjykatës së magjistratëve. Ata u vendosën në një tokë tjetër fqinje nga ku u dëbuan forcërisht nga policia. Aplikuesit parashtrojnë se i është shkelur e drejta e tyre për të mos iu nënshtruar trajtimit ç’njerëzor dhe degradues.