E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli ministër Mjedisi, si të vësh Al Kaponen për Rendin

04/03/2009  Erjon Veliaj tek godina e veshjes së gomave

FIER- Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Meta na bën “dhuratë” një ministër si Xhuveli, Memushi dhe si ortaku i tij për zgjedhjet e 28 qershorit. Ne na duhet ndryshimi. Kjo ka qenë deklarata e kreut të G99 Erion Veliaj dje në Fier përballë godinës së veshjeve të gomave 5 km larg Fierit, që sipas dokumenteve të paraqitura nga Veliaj, rezulton të jetë pronë e ministrit Xhuveli. Kjo fabrikë, sipas Veliajt, është veçse një koperturë sepse aktiviteti i vetëm i Xhuvelit, është djegia e gomave dhe ndotja e madhe në Shqipëri, sidomos djegia e tyre në furrat e gëlqereve.“Familaj e Xhuvelit, ka thënë Veliaj, ka fabrikën e gomave. Ka të vetmen kontratë me Republikën e Shqipërisë për raportin e gomave të përdorura dhe ju them sot me të gjitha faktet që disponon G99, se kjo fabrikë këtu nuk funksionon është bosh për gomat e z. Xhuveli. N.q.s ka njerëz që sot sëmuren me kancer në mushkri ose në organe të tjera, ia dedikojnë djegies së gomave të z. Xhuveli dhe gropat e gëlqeres në të gjithë vendin. Të vësh ministër Mjedisi, njeriun që është ndotësi më i madh është si të vendosësh Al Caponen ministër Rendi”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›