Hidhet ne ere me tritol fabrika e cimentos ne Borizan, mister autoret
Kruje- Nje shperthim i fuqishem tritoli ka tronditur banoret e zones dhe fabriken e cimentos ne ndertim, ne Borizan te Krujes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:30 te mengjesit te djeshem, ku persona te paidentifikuar ende, kane hedhur nje sasi eksplozivi qe ka shkaterruar kabinen e vendrojes. Per fat te mire nuk ka pasur te lenduar ne njerez, por vetem deme materiale. Policia vendore mori ne pyetje rojet e nates ne kete fabrike, por asnjeri prej tyre nuk ka dhene detaje qe ndihmojne ne zbardhjen e autoreve. Dyshohet se akti mund te jete ndermarre per shkak te ndonje konflikti pronesie, apo pakenaqesie te banoreve, qe kane kundershtuar ngritjen e fabrikes per shkak te ndotjes qe shkakton. Nje grup hetimor ka mberritur menjehere ne vendngjarje, duke nisur keqyrjen dhe mbledhjen e provave. Mendohet se ka qene nje sasi prej te pakten 200 gramesh tritol, ajo qe ka shkaterruar vendrojen ne fabriken e Borizanes, kurse paniku tek banoret ka qene i madh. Ne momentin e shperthimit, roja kishte dale nga vendi i sherbimit per te kontrolluar perreth fabrikes dhe nuk ka pesuar lendime. Por grupi hetimor nuk ka marre asnje deshmi me interes nga punonjesit, pavaresisht se i ka pyetur per disa ore. Ka qene pikerisht roja i fabrikes, qe ka njoftuar Policine e Krujes per ngjarjen e ndodhur.
A. Bushi
A. Bushi