Hidhet në erë ujësjellësi i Lazaratit

22/04/2005 Priste prerjen e shiritit të përurimit,
GJIROKASTËR – Shkatërrohet me lëndë plasëse ujësjellësi i Lazaratit. Një ngjarje e rëndë ka rikthyer fshatin e vogël në afërsi të Gjirokastrës në vëmendjen e shtetit e të medias.
Një shpërthim i fuqishëm lënde eksplozive ka shkaktuar mëngjesin e djeshëm, dëmtime serioze të depove dhe pompave të ujësjellësit të sapopërfunduar në Lazarat, pranë qytetit të Gjirokastrës. Pas dy ditësh ishte planifikuar që ujësjellësi të përurohej me një ceremoni zyrtare.
Ngjarja
Burime zyrtare nga policia rajonale në Gjirokastër, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.15 të ditës së djeshme. Pikërisht në këtë kohë banorët e zonës së Lazaratit janë zgjuar të frikësuar nga zhurma e madhe e krijuar nga shpërthimi. Sipas dëshmive të dhëna dje për grupin e hetimit, nga banorë të ndryshëm dhe sipas verifikimeve të kryera në moment nga inspektori i zonës të policisë së Gjirokastrës, pak pasi ora ka kaluar 03.00 e mëngjesit të djeshëm, pranë depove të ujësjellësit u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Policia, e cila gjithsesi mbërriti në mëngjes në vendin e shpërthimit, konstatoi se në depot dhe pompat e ujësjellësit kishte plasur një sasi eksplozivi, e llojit tritol, e cila kishte shkatërruar thuajse plotësisht objektin e ri.
Ujësjellësi
Nënkryetari i komunës Lazarat, Islam Gjolleshi, duke folur për ngjarjen e dënoi atë dhe tha se ishte një veprim anormal, që vjen në një situatë parazgjedhore, duke mos dashur të besojë se ka lidhje të tilla.
Burime nga Qarku i Gjirokastrës thanë për gazetën “Metropol” se për ndërtimin e ujësjellësit të ri ishin shpenzuar disa dhjetëra milionë lekë nga buxheti i shtetit dhe sapo kishte përfunduar së ndërtuari për katër mijë banorë të Lazaratit, duke mundësuar ujë 24 orë.
Sipas këtyre burimeve mësohet se aktualisht është ndërprerë furnizimi me ujë në këtë zonë. Po burime zyrtare kanë thënë dje se pas dy ditësh, zyrtarët e lartë të qeverisë dhe pushtetit vendor, priteshin se do të bënin inaugurimin e objektit të sapondërtuar në Lazarat.