Tentoi të shpëtojë fëmijën, vdes nën rrota 30-vjeçarja

22/04/2005 Mungesa e mbikalimit i merr jetën dy shtetasve
ELBASAN - Mungesa e mbikalimit në unazën jugore të qytetit të Elbasanit i ka marrë jetën dy shtetasve, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 të tjerë, dy prej të cilëve fëmijë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09.00 të mëngjesit të djeshëm, kur një automjet tip “Benz”, me targa EL 5485 B, i drejtuar nga shtetasi Kujtim Mema, ka përplasur 30-vjeçaren Flutura Kaçi, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht vajza e saj, Xhensila Kaçi, 8 vjeçe, e cila ka pësuar vetëm disa fraktura të vogla pa probleme për jetën. Fuqia e përplasjes së automjetit me murin anësor të një shtëpie i ka kushtuar jetën dhe 20-vjeçarit Arben Mema, i cili, edhe pse është trasportuar menjëherë në spital, nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.
Megjithëse grupi hetimor ka marrë versionin e dëshmitarëve, duke ndërtuar rrethanat e aksidentit, banorët e zonës kanë deklaruar se kjo rrugë tashmë e asfaltuar është një tmerr, sidomos për fëmijët, pasi nuk ekzistojnë mbikalimet apo nënkalimet për të evituar kalimin në rrugën e makinave dhe për pasojë për të evituar edhe këto ngjarje. Në këtë aks rrugor nuk janë parashikuar mbikalime dhe gjithashtu s’ka tabela të kufizimit të shpejtësisë për zonën e banuar.
Ngjarja
Pas sinjalizimit për aksidentin e rëndë, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur procedurat për të zbardhur edhe rrethanat e kësaj ngjarjeje fatale, që ka marrë jetën e dy personave.
Mësohet se Flutura Kaçi së bashku me fëmijën e saj kanë qenë duke kaluar rrugën e sapoasfaltuar në drejtim të shkollës 8-vjeçare “Xhaferr Kongoli”, por në këtë kohë janë gjendur përballë automjetit dhe pasojat kanë qenë tragjike për dy familje. Për të evituar një tragjedi më të madhe, kur ka parë se përplasja është e pashmangshme, Kujtim Mema ëshë përplasur me murin e jashtëm të një shtëpie dhe si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shumë rëndë i vëllai. Pak momente para se makina tip Benz të përplasej me murin e një banese ka “fluturuar” disa metra dhe 30-vjeçarja Flutura Kaçi.
Dy të plagosurit rëndë nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë vdekjes, pas plagëve të marra.
Mjekët
Sipas burimeve zyrtare të policisë së qytetit të Elbasanit mësohet se 20-vjeçari Arben Mema, udhëtonte me automjetin e vëllait të tij së bashku me nipin 4 vjeç, Xhuliano Mema, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin kirurgjik. Ndërkohë drejtuesi i automjetit, Kujtim Mema, 35 vjeç, ka pësuar vetëm disa thyerje dhe gjendja e tij nuk është shqetësuese sipas mjekëve të spitalit kirurgjik të Elbasanit. Vajza 8 vjeçe, Xhensila Kaçi, e cila ka humbur nënën e saj në këtë aksident, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Xhuliano Mema, 4 vjeç, i ndodhur në sediljen e pasme të makinës me drejtues babanë e tij ka pësuar vetëm disa gërvishtje dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Aksidentet vazhdojnë...
Javë e trazuar me aksidente ka qenë kjo e fundit për uniformat blu të komisariatit të policisë së Qarkut të Elbasanit. Pasditen e së mërkurës një 10-vjeçar gjeti vdekjen nga një aksident rrugor në lagjen “Skënderbej”, ndërkohë rreth orës 17.00 të së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në afërsi të “Urës së Bakallit”, një automjet tip Fuoristradë me targa të huaja ka humbur kontrollin, duke u përplasur me shtyllën e tensionit të lartë. Ndërkohë që është transportuar në spital drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si pasojë e aksidentit është bllokuar për dy orë qarkullimi i automjeteve. Po kështu nga lagështira në akset rrugore, sidomos ai Elbasan–Tiranë, janë regjistruar dalje nga rruga të automjeteve, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë regjistruar 3 aksidente me pasoja. Dy prej këtyre aksidenteve kanë shkaktuar tre viktima, ndërsa të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Akse të ndryshme rrugore të Qarkut të Elbasanit janë bërë jo rrallë arena aksidentesh tragjike, ku kanë humbur jetën shtetas të ndryshëm dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.