E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga pallati babai i 3 fëmijëve

Laç

Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Laçit, kur babai i tre fëmijëve, Afrim Rama, ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. Lajmi është konfirmuar nga të dhëna të policisë lokale, ndërkohë që dëshmitarët thanë se kishin parë Afrim Ramën që herët të hipte në një pallat në ndërtim e sipër, por nuk e kishin menduar se qëllimi i 62-vjecarit ishte vetëvrasja. Ndërkohë, policia mori në pyetje dëshmitarët dhe po punon për zbardhjen e motiveve që nxitën babain e tre fëmijëve të merrte vendimin fatal për jetën e tij. Sipas të dhënave të para, mendohet se 62-vjeçari kishte kaluar një periudhë depresioni

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›