Dy në pranga, ndihmuan në kalimin klandestin
Gjirokastër
Dy shtetas vihen në pranga në tentativë për të favorizuar dhe ndihmuar kalimin klandestin drejt shtetit fqinj të Greqisë. Uniformat blu, konkretisht specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë vënë në pranga dy shtetas, Skënder Shkurti dhe Enver Zhupa. Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas dy ditë më parë, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Arrët e Badlonjës, Përmet, janë kapur nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, duke shoqëruar 4 shtetas nga Berati, të cilët po i ndihmonin për të kaluar kufirin ilegalisht për në Greqi, kundrejt një shume prej 500 eurosh për person. Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimi”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.