Kërkohej për përdhunim dhe prostitucion, arrestohet Kanani
Tiranë
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy net më parë një shtetas të shumëkërkuar nga policia, pasi kërkohej për përdhunim të miturash e trafik prostitucioni. Pas përfundimit me sukses të operacionit policor të koduar “Bardhë e zi”, strukturat e Hetimit të Krimit kundër Drogës, pranë policisë së kryeqytetit, ndërmorën një tjetër operacion mbi kapjen e shtetasit të kërkuar Maltin Kanani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Berat. Kapja e tij, vijojnë burimet, u realizua falë informacioneve operative që dispononte ky seksion, mbi vendndodhjen e të kërkuarit. I sipërcituari u kap pranë ish-Shkollës së Bashkuar, sepse akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ku Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendim të datës 24 maj 2008, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Trafikimit të të miturve” dhe të “Marrëdhënies me dhunë me të mitur”, më shumë se një herë, vepra penale të parashikuara nga nenet 128/b dhe 101/2 të Kodit Penal. I kërkuari iu dorëzua për hetime të mëtejshme Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë, Qarku Berat.