Hebrenjte ne Shqiperi perplasen per kryerabinin

Per here te pare ne vendin tone pas shume kohesh eshte vendosur nje kryerabin. Por kjo nuk ka lene te kenaqur komunitetin hebre prej rreth 40 vetash ne vendin tone te cilet deklarojne se nuk jane pyetur per kete vendim
Nje muaj me pare ne prani te kryerabinit Sefardi te Izraelit Shlomo Amar nje nga dy drejtuesit shpirterore te judaizmit boteror u prezantua kryerabini i pare i Shqiperise Yoel Kaplan. Ne kete prezantim ku merrnin pjese personalitete nga Kosova dhe Shqiperia si ministri i Forcave te Sigurise se Kosoves z. Fehmi Mujota u shpall krijimi i sinagoges se pare ne Shqiperi dhe organizimi fetar i komunitetit hebre.
Ky lajm u prezantua ne te gjitha mediat izraelite dhe solli mjaft interes per rikthimin e organizuar te kesaj feje ne Shqiperi ku historia e komunitetit hebre eshte qindravjecare dhe ku lidhja shqiptaro-hebreje ka qene e nje rendesie historike sidomos pergjate Luftes se Dyte Boterore. Por me sa duket nuk ishte marre parasysh nje faktor komuniteti lokal hebre ne Shqiperi.
Kundershtimi
Burime nga komuniteti hebre bejne te ditur se ne takimin e prezantimit te rabinit ishin jo me shume se 30 persona shumica nga Kosova dhe nje pjese e tyre pa origjine hebreje. Madje sipas tyre vete shoqata shqiptaro-hebreje nuk ishte ftuar te merrte pjese ndonese eshte e vetmja organizate e ketij lloji ne Shqiperi. Madje sipas tyre edhe vete organizatori i ketij evenimenti Sokol Pirra nuk eshte pjese e ketij komuniteti.
Zoti Sokol Pirra nuk eshte perfaqesues i bashkesise sone madje as anetar i saj sepse lidhjet e tij me hebraizmin jane shume te paqarta per te mos thene te paqena. Po ashtu edhe prania edhe zotit Flori Gashi mbetet ende e paqarte sepse ai as nuk u prezantua se kush ishte dhe cfare perfaqesonte. Aq me teper qe rabini Yoel Kaplan u shpall si rabin i hebrenjve shqiptare pa mandat pa firma te anetareve te bashkesise dhe ne kundershtim me te gjitha rregullat e etikes dhe sjelljes civile - deklarojne anetaret e ketij komuniteti qe kane derguar nje peticion kundershtimi.
Megjithate z. Pirra i kontaktuar nga mediat deklaron se i gjithe veprimi i tij ishte ne perputhje me mendimin e komunitetit lokal dhe se vete si hebre kishte vepruar ne te mire te komunitetit te tij. Ne cdo rast pjesemarrja e drejtuesit shpirteror te judaizmit kryerabinit Shlomo Amar duket se e ka legalizuar Yoel Kaplanin si kryerabinin e pare ne Shqiperi dhe sinagogen qe ai drejton si sinagogen e pare te organizuar ne vend pas diktatures.
Kundershtaret e tij prezantojne nje sere kundershtish. Shqetesimi yne eshte se bashkesia hebreo-shqiptare ka shekuj qe ekziston. Ajo nuk mund te themelohet me urdhra nga lart sepse ka historine traditen dhe anetaret e saj te cilet prej vitesh kane qene ne bashkepunim te ngushte dhe mirekuptim te plote me organizaten JDC. Gjithashtu ajo nuk mund te perfaqesohet nga individe te vecante e kaluara dhe qellimet e te cileve jane shume te dyshimta duke mos pasur asnje lidhje me hebraizmin. E treta sinagoga edhe pse na paska nje rabin te emeruar por te pamiratuar dhe te pranuar prej nesh nuk ka numrin e mjaftueshem te besimtareve ndash kjo nuk do te thote aspak qe ne jemi kunder ngritjes se nje sinagoge. Ne distancohemi plotesisht nga ky veprim i jashteligjshem dhe aspak korrekt i kryer ne mosperputhje te plote me parimet dhe traditat historiko-fetare te kombit tone - deklarojne ata ne nje leter derguar edhe Ministrise se Jashtme te Izraelit vec te tjerash.
Rabini
Qendra e debatit duket se eshte bere e perditshmja me e madhe izraelite Jerusalem Post e cila i ka dhene rendesi te vecante kesaj perplasjeje. Per kete gazete ka folur edhe kryerabini Kaplan i cili deklaroi se jane arsye te tjera qe i bejne ata te kundershtojne duke folur per aspektin ekonomik.
Njerezit pas letres kane frike se do te humbasin rolin e tyre si perfaqesuesit jozyrtare te marredhenieve tregtare Izrael-Shqiperi - tha ai. - Patjeter qe frike te tilla nuk duhet te ekzistojne. Qellimi im i vetem eshte riforcimi i jetes hebreje. Deri tani ka pasur takime per Diten e Rikujtimit te Holokaustit dhe ne rastin me te mire te Dites se Pavaresise se Izraelit. Ne duam te riforcojme nje jete aktive hebreje pergjate gjithe vitit dhe te krijojme nje qender aktive te komunitetit. Letra realisht eshte e ngarkuar me fjale te renda por tani komuniteti shqiptar i eshte bashkuar komuniteteve te tjera hebreje perreth botes Ka kampe ne favor dhe kunder. Nje dite do te vije dhe me deshiren e Zotit do ti bashkoje te gjithe.
Komuniteti hebre ne Shqiperi eshte nje komunitet i vogel prej jo me shume se 50 vetash i krijuar qindra vjet me pare. Madje ne qytetin e Sarandes ekziston edhe sinagoga me e vjeter ne Evrope. Ne vitin 1991 ne vendin tone ekzistonin rreth 300 hebrenj shqiptare te cilet me renien e regjimit komunist zgjodhen Izraelin si vendin e tyre te qendrimit te mevonshem. Nje pjese e vogel tashme jeton ne vend kryesisht ne Tirane dhe per here te pare me nje rabin dhe sinagoge funksionale por qe shumica duket se nuk e pranonhellip
Letra e plote shoqates hebreo-shqiptare
Me daten 6 dhjetor 2010 ne hotel Tirana International u be nje mbledhje ku moren pjese disa rabine mes te cileve ishte edhe rabini nga Izraeli Shlomo Amar. Kjo mbledhje u organizua nga Sokol Pirra dhe Flori Gashi nga Kosova. Ishte i ftuar gjithashtu ministri i Forcave te Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota kryetari i Shoqates se Miqesise Kosove-Izrael zoti Shkodra perfaqesues te bashkesive fetare ne Shqiperi si dhe disa hebrenj shumica e te cileve joshqiptare.
Ne anetaret e perfaqesise hebreo-shqiptare jemi shume te indinjuar per menyren e organizimit dhe reklamimit te kesaj mbledhjeje ku u themelua komuniteti hebreo-shqiptar i perfaqesuar nga Sokol Pirra u emerua rabin i ketij komunitetit Yoel Kaplan dhe u ngrit edhe sinagoga e pare ne Shqiperi duke e shnderruar vendin tone ne Qendren Rabinike te Ballkanit
Zoti Sokol Pirra nuk eshte perfaqesues i bashkesise sone madje as anetar i saj sepse lidhjet e tij me hebraizmin jane shume te paqarta per te mos thene te paqena. Po ashtu edhe prania edhe zotit Flori Gashi mbetet ende e paqarte sepse ai as nuk u prezantua se kush ishte dhe cfare perfaqesonte. Aq me teper qe rabini Yoel Kaplan u shpall si rabin i hebrenjve shqiptare pa mandat pa firma te anetareve te bashkesise dhe ne kundershtim me te gjitha rregullat e etikes dhe sjelljes civile.
Sipas drejtuesve te mbledhjes pas ketij akti ne Shqiperi do te vershojne investimet izraelite turiste te panumert dhe vendi yne do te kthehet ne nje model te nje shoqerie moderne e tolerante ku fete e ndryshme lulezojne krah per krah ne harmoni te plote. Sipas tyre ky ishte qellimi kryesor i gjithe kesaj iniciative
Shqetesimi yne eshte se bashkesia hebreo-shqiptare ka shekuj qe ekziston. Ajo nuk mund te themelohet me urdhra nga lart sepse ka historine traditen dhe anetaret e saj te cilet prej vitesh kane qene ne bashkepunim te ngushte dhe mirekuptim te plote me organizaten JDC. Gjithashtu ajo nuk mund te perfaqesohet nga individe te vecante e kaluara dhe qellimet e te cileve jane shume e dyshimta duke mos pasur asnje lidhje me hebraizmin. E treta sinagoga edhe pse na paska nje rabin te emeruar por te pamiratuar dhe pranuar prej nesh nuk ka numrin e mjaftueshem te besimtareve ndash kjo nuk do te thote aspak qe ne jemi kunder ngritjes se nje sinagoge.
Ne distancohemi plotesisht nga ky veprim i jashteligjshem dhe aspak korrekt i kryer ne mosperputhje te plote me parimet dhe traditat historiko-fetare te kombit tone.
Ne kete mbledhje nuk mori pjese Kryeministri Sali Berisha sic eshte deklaruar ne gazeta dhe as ndonje perfaqesues i larte i qeverise apo i shtetit shqiptar.
Anetaret e bashkesise hebreo-shqiptare