“Gërdeci”, shkalla e parë e papregatitur pas hedhjes së shortit
14/06/2009 Hidhet shoprti i dosjes voluminoze që mban emrin “ Gërdeci”. Pas ndarjes nga Gjykata e Lartë, dosja u përcoll në shkallën e parë të ghjyqësorit pranë kolegjeve penale të kësaj shkalle. Vetëm dje shorti elektronik üpërcaktoi edhe gjyqtarin e çështjes. Do të jet pikërisht gjyqtari Kreshnik Omari ai që do të drejtoi seancën gjyqësore kundër 29 të pandehurve që bëjnë pjesë në këtë dosje voluminoze. Nga kjo dosje është veçuar vetëm emri i të pandehurit Fatmir mediu, ish- ministër i mbrojtjes, i cili mori përgjegjësitë dhe u largua nga detyra për t’iu nënshtruar hetimit e më pas shqyrtimit gjyqsor. E ndërsa shorti përcaktoi treshën gjyqësore që drejtohet nga gjyqtari Kreshnik Omari dhe anëtarët, Martin Deda e Sokol Tona, një tjetër problem ka lindur. Gjykata e Shkalëls së parë Tiranë nuk ka infrastrukturën e duhur për të përballuar këtë proces me një dosje voluminoze dhe me një numër të madh të pandehurish. Nga gjykata janë duke u studiuar mundësitë për të parë se ku do të përqëndrohet elektronmika pasi nuk ka një sallë të madhe. Kujtojmë se janë 29 të pandehur dhe plot 29 avokat. Për të thënë se në sallë do të jenë të pranishëm edhe familjarët e më pas media e cila ka të drejtë të ndjek çdo proces të hapur. Sipas burimeve nga gjykata trupa gjyqësore është e pregatirur për të hapur procesin por kushti kryesor është gjetja e një sall të madhe për të instaluar kompjuterat dhe mikrofonët. Ndërkohë që kujtojmë se të arrestuar dhe në gjendje arresti janë Dritan Minxholli, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Sokol Ngjeçi. Të gjithë të pandehurit përfshi edhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes akuzohen për shpërdorim detyre dhe për vrasje masive. Të gjithë të pandehurit kanë mohuar akuzat dhe i kanë konsideruar politike.
Alma Çuka
Alma Çuka