Ronaldos i mungon Manchesteri

Cristiano Ronaldo po shkëlqen në fanellën e Real Madridit. Mirëpo, ylli portugez ndien ende nostalgji për ish ekipin e tij Manchester United, ku kaloi momente magjike.
“Unë flas me Sir Alex nganjëherë dhe natyrisht se më mungon Manchesteri. Ndiej sikur e kam lënë familjen atje, sepse kalova 6 vjet me gjithë ata djem dhe kam ende marrëdhënie të mira me Fergusonin dhe me njerëzit tjerë atje. Unë flas ende me lojtarët si Ferdinand, Nani, Anderson e Evra. Ende i shoh ata si një familje të madhe, kështu që natyrisht se më mungojnë”, theksoi përfaqësuesi portugez për tabloidin britanik The Sun.