E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique, i habitur që s’luan

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piquè ka folur për momentin e keq nëpër të cilin po kalon. Futbollisti spanjoll ka përfunduar në bankinë, pasi që trajneri Pep Guardiola i beson më shumë dyshes Puyol-Mascherano në qendër të mbrojtjes, duke e lënë rezervist përfaqësuesin spanjoll.

“Është një situatë e re për mua, nuk isha mësuar të qëndroja në bankinë. Është diçka e habitshme. Mirëpo, unë e respektoj vendimin e trajnerit. Ai mendon se të tjerët mund të japin më shumë kontribut sesa unë për t’i fituar ndeshjet. Ai paguhet për t’i marrë këto vendime”, deklaroi Pique i cili kërkon më shumë besim për Barçën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›