“Oroshi”, një libër unikal për fyerje e poshtërime
Profesori Mark Tirta shprehet se botimi i librit ringjall konfliktet dhe mëritë e vjetra
Prof. Dr. Mark TIRTA
Libri "Oroshi", në dy vëllime, i autorit Llesh Pjetri, me afër 600 faqe, përfshin periudha e probleme të historisë e të etnokulturës nga më të ndryshmet. Ka dëshmi të mbledhura nga kujtesa popullore (të sakta a të pasakta); janë shprehur dhe mendime kritike për probleme të caktuara të historisë së Mirditës e figura të shquara. Ka aty shumë të thëna fyese, pohime, që nuk janë të vërteta. Ato na kthejnë në një të kaluar fantaziste; Ngjallin në mes njerëzve grindje e hakmarrje primitive. Në vetvete, ato nuk sjellin as ndonjë të mirë e aq më pak, kulturë, por sjellin me bollëk anti-kulturë.
Këngët humoristike për ngjarje të caktuara, e që quheshin "nashik-u", "nashiket", janë sajime për të qeshur; këngët e lojës së “filxhanëve”, ku fituesit këndonin me shpoti të mundurit, janë për të qeshur, e në brendinë e tyre, nuk pasqyrojnë të vërteta, po sajime për humor. Por autori i ka shënuar si të vërteta historike. Ato janë tepër fyese, e aq më keq, kur ato shkruhen në një libër që mëton se po thotë "të vërteta, e vetëm të vërteta".
Autori ka mbledhur në popull të dhëna të kujtesës popullore nga shekujt e kaluar, shumë herë si legjenda mitike ose tema konfliktesh, ngjarje skandaloze, subjekte rrugaçërie, e jo ato që janë themelore në jetën e kaluar të popullit. Këto të ngjallin neveri kur i lexon. Përmendja e tyre është me shumë rrezik në prishjen e marrëdhënieve të mira mes banorëve të sotëm të atij vendi. Ka në këtë libër dyvëllimësh shpjegime e interpretime tmerrësisht të gabuara; të vërtetat të vëna me këmbë përpjetë e me kokë poshtë. Është një keqinformim për lexuesit, për Mirditasit.
Unë nuk do të merrem me gjithë ato broçkulla të ndyra të këtij njeriu, por, po përqendrohemi në disa kundërshti të tij ndaj disa shkrimeve të mia. Mua nuk më shqetësojnë fare thëniet e tij rrugaçërore, po prapshtinformimi i lexuesve në Orosh, në Mirditë, njerëz të cilët nuk janë specialistë për të kuptuar si duhet të vërtetën e gënjeshtrën, të pastrën e të ndyrën. Po të mos ishte ky keqinformim, unë nuk do të shqetësohesha fare, e as nuk do të merresha aspak me këtë gjest të tij të ndyrë. Është e ditur se ka kudo njerëz të ditur, e me virtyte, por, edhe pse shumë pak, ka edhe rrugeçër e injorantë.
Punimi "Skënderbeu në gojëdhënën popullore të Mirditës", shkruar në janar të vitit 1967 e lexuar më 1968 në Konferencën e II-të Kombëtare të Studimeve Albanologjike, si simbolikë ka pasur kujtesën historike si adhurim për Skënderbeun e kohën e tij. Në këto legjenda ai është hyjnizuar e mitizuar me një kuptim atdhetarizmi, e jo për kufijtë. Legjendat janë regjistruar të sakta, të mbledhura nga mirditas të moshuar të viteve 1955-1967. Janë me të vërtetë të sakta. Aty ndryhet me të vërtetë simbolika e kujtesës për madhështinë e Skënderbeut, në shërbim të kombit. Aty është thënë qartë: "Legjenda mbetet gjithnjë legjendë, e asgjë më tepër" (fq. 566). Populli këto mjete kishte për të shprehur adhurimin për Skënderbeun e për identitetin kombëtar. Duhet ta dimë se shteti i Skënderbeut nuk shtrihej vetëm në Krujë, por dhe në shumë vise të tjera shqiptare. Ka shkrime, punime hulumtuese, po dhe libra ku bëhen argumentime se Skënderbeu e kishte vendlindjen në Mirditë, po unë nuk jam marrë fare me këtë temë.
Kumtesa ime është diskutuar e stërdiskutuar në kolegjiume në atë kohë me njerëz shumë të ditur, si Aleks Buda, Eqrem Çabej, Selim Islami, Rrok Zojzi, Qemal Haxhihasani. Aty janë bërë vlerësimet e sugjerimet; janë rregulluar nga autori tërë mangësitë, pastaj, po nga ai kolegjium, është miratuar, e më në fund është lexuar si kumtesë në Konferencë. Eqrem Çabej, në diskutim në konferencë, kumtesën time e të Hilmi Sadikut i ka vlerësuar shumë dhe na ka uruar për punën shumë të mirë që kishim bërë. Unë atëherë e kam ndjerë veten shumë të lumtur për këtë ... Ky punim në një variant është botuar dhe në "Studime Filologjike" në vitin 1967, ku redaksia e specialistë të caktuar e kanë shoshitur me rrënjë e me degë, pa e kanë botuar. Më vonë, u referua nga unë në Konferencë ... Pra në të tërthorazi pasqyrohen dhe mendimet e studiuesve më të mirë, më kompetentë nga institutet e Studimeve Albanologjike në Tiranë ...
Tani na del një mësues biologjie e hedh broçkulla sa andej e sa këtej, mbi njerin e mbi tjetrin, sikur të ishte perëndi e qiellit. Ai, si biolog, më mirë të merrej me studimin e ujqërve e të origjinës së të parëve të tij. Në Lajthizë ka pasur një rezervat ujqërish që çiftoheshin me “njerëz”, jo aspak geit, e andej do ta ketë origjinën e të parëve të tij dhe Llesh Pjetri që shkruan gjëra për të cilat nuk ka fare haber. Aty hedh dhe shumë fyerje në njerëz të ndryshëm, e për këto duhet ta paguajë rëndë nga drejtësia.
Zotëria në fjalë merret shumë me ritet në të kremte të ndryshme të vitit, me zanafillë pagane, të dhëna nga unë në "Mitologjia ndër Shqiptarë", duke hedhur shumë broçkulla e shumë fyerje; të njëjtën gjë bën edhe me studiuesin shumë të zotin e korrekt Prof. Dr. Shaban Sinani. Pse kështu? Ku mbështetet në pohimet e tij ? - Asgjëkundi !
Dua të bëj të ditur për lexuesin se rite të ndryshme të të kremteve vjetore i kam bërë, kohë më parë objekt studimi, si tema të veçanta. Ato i kam referuar si kumtesa në konferenca e kongrese shkencore kombëtare e ndërkombëtare, brenda dhe jashtë shtetit dhe, pastaj janë diskutuar në kolegjiume njerëzish të ditur, tepër kompetentë, e në vijim, janë lexuar në konferenca; e së fundi, përsëri, pas diskutimesh me ekspertë, janë botuar në shtypin shkencor. Pra, për saktësinë e tyre si fakte e zbërthime teorike, për ato punime shkencore, nuk ishin vetëm mendimet e mia, por dhe të një kolegji të ekspertëve të specialitetit përkatës. Edhe libri për të cilin bëhej fjalë është diskutuar në kolegjiume specialistësh e pastaj është botuar. Pra, aty është i sinkretizuar dhe mendimi i shumë dijetarëve të tjerë, e jo vetëm i autorit.
Menderja (kupto - Ll. P.) disa herë i ka shtrembëruar mendimet e mia. Unë, në kuptimin e kontekstit nuk kam thënë aspak se Shën Mëria është Diana romake apo ilire. Kam pohuar një ndërthurje të besimeve, të riteve pagane me ato krishtere. Kam dhënë në hyrje të librit mendimet e dyve nga kolosët, shkencëtarë të etnologjisë religjioze botërore që theksojnë se në fillimet e shekullit të XX, kishte mbizotëruese në ritet e besimet e fshatarësisë së viseve evropiane, ato pagane dhe si mbivendosje e përciptë ato krishtere.
U jam referuar shumë specialistëve të mëdhenj të etnologjisë europiane e të asaj botërore që i kanë studiuar e pasqyruar shkencërisht ndërthurjet e riteve, besimeve e miteve pagane në popuj të ndryshëm të Europës, të Mesdheut e më tej me ato krishtere; janë zbërthyer këto dhe për festa të ndryshme të vitit; për të 15 a 22 gushtit, për nën-shtresime të festës e riteve të Dianës romake. Unë ju besoj shumë më tepër atyre e jo ndonjë Menderje që nuk ka haber nga mitologjia. Legjenda thotë se një herë edhe një gomar e kish shpallë veten mbret e perandor e si më i dituri i botës. Unë dikur kësaj gojëdhëne nuk i kam besuar aspak. Tani edhe mund t'i besoj. Edhe kjo mund të ndodhë! Çudi !
Për shekullin e XIX dhe gjysmën e parë të shekullit të XX, si mbetje të një kohe të hershme, në vende të ndryshme të Europës i kanë gjetur dhe i kanë interpretuar, dukuri rituale me origjinë pagane shumë etnologë të mëdhenj botërore dhe unë jam mbështetur tek ata; e për analogji, i kam zbërthyer të njëjtat dukuri, për të njëjtat data të të kremteve, por ndër shqiptarë. Të kujtojmë se datat fikse të të kremteve, herë janë të lëvizshme, si ndikim i sistemeve të ndryshme të kalendarëve, si ai Julian, ai Gregorian, ose mbetje kalendarësh nga sisteme të tjera. Ngatërresa e ndryshime datash kanë ardhur dhe nga mbivënie të kremtesh njëra mbi tjetrën: nga njëra, ka mbetur vetëm data e nga tjetra vetëm emri. Për etnologun këto mbivënie janë të qarta, duke i krahasuar me simotrat e tyre në vende të ndryshme të Europës, të Mesdheut.
Janë cituar nga autori shumë vepra të etnologëve të mëdhenj europianë e botërorë, për interpretimet e tyre, e që autori i ka marrë si mbështetje, të tillë si: E. Teilor, Xh. Frejzer, Fr. Boas, E. Dyrkheim, B. Malinovski, Fr. Grebner, K. Levi-Stros, U. Shmidt, M. Mid, R. Benedikt. A. Van Zhenepp, E. De Martino, P. Skoti, A. Vestermark, Zh. Puarier, M. Eliade, A. H. Krappe, për të mos përmendur dhe shumë të tjerë. Mendimet e tyre për çështje të veçanta i kam pasur si bazë për të përpunuar dhe mendimet e mia për dukuri të mitologjisë shqiptare. Duke fyer e poshtëruar mua, ose, Prof. Shaban Sinanin, ka fyer e poshtëruar dhe etnologët gjigantë të etnologjisë europiane, mesdhetare e botërore që i përmendëm më sipër, ose tërë ata që janë cituar në libër.
Të kuptohemi! Dijetarë të mëdhenj, eruditë kanë theksuar: “Edhe libri më i keq, me shprehje, përshkrime e mendime më injorante, do të ketë sado pak, diçka me vlerë. Po dhe libri më i përkryer, më brilant, - në fakte, strukturë, mendime; - do ta ketë ndonjë mangësi, ndonjë gjë të gabuar, a të pashpjeguar si duhet. Kjo do të qëndronte, nëse është kështu, dhe për librat për të cilët bëhet fjalë, por e them me plot bindje se kontestimet që bën Menderja nuk i qëndrojnë aspak së vërtetës e, për më tepër, shoqërohen me fyerje e poshtërime që janë të dënueshme nga etika, nga ligji, nga feja. M. thotë: "Profesorë apo profetë të rrejshëm" (fq. 279); "kjo është tepër e gabuar, pasi kjo është festë e krishterë", "mjafton të sajosh një marrëzi dhe dikush që e dëgjon, ta konsiderojë si të vërtetë. Ato që na servirin profesorët që thamë më parë, profeci nuk janë, por dhe në qofshin, janë të rrejshme", "Prralla në lesh, shëndeti prej nesh"; "Hajde o Ndreca i shqept, dy rrena e një të vërtetë". Ka edhe të tjera si këto e pa shpjegime sadopak serioze.
M. dua t'i them se për këto rite pagane në festa krishtere a islame ndër shqiptarë kanë shkruar dhe dijetarë të huaj me peshë të madhe në dije si: Evlia Çelebi, F. Pukëvili, A. Bué, J. G.Hahn, F. Nopça, E. Durham, M. Hasllëk e shumë të tjerë. Për këto rite e besime pagane në festa krishtere, shkruan shumë priftër, relatorë apostolikë, të Mesjetës, por dhe të shekullit të XX, si, Shtjefën Gjeçovi, Zef Valentini, E. Koci, B. Palaj, Gjon Karma. Po kështu, kanë shkruar klerikët myslimanë shumë të ditur: eruditi Hafëz Ibrahim Dalliu, Baba Ali Tyrabiu, e me radhë, duke vënë në dukje rite pagane ndërthurë me besimin monoteist islam a të krishterë.
Kushdo e din se 24 e 25 dhjetori janë nata e dita e lindjes së Krishtit; po në këtë kohë, në popullin tonë bëhen shumë rite me burim pagan, e këtë nuk e ka mohuar as edhe një klerik, ashtu si ka ngjarë dhe me Shën Gjergjin, 19 a 25 majin, për Shëngjinin, në festën 15 a 22 gusht, e me radhë. M. pa ditur gjë fare për këto, kundërshton, shan e fyen, pa masë.
Nuk na shqetëson aspak se ç'shkruan Menderja, po është prapështinformimi për lexuesit në Orosh, në Mirditë e më gjerë. Lexues të thjeshtë mund t'i marrin për të vërteta broçkullat e tij.
Mua më kanë kërkuar bashkëpunim në projekte të ndryshme shkencore në SHBA, në Kanada, në Francë, në Gjermani; më kanë kërkuar të bëj pjesën për Shqipërinë, për vepra të ndryshme shkencore. Po të ishte, siç thotë Menderja, ato ekspertë të mëdhenj nuk do të drejtoheshin tek unë.
Kam kaluar nëpër duar shumë libra të autorëve të ndryshëm shqiptarë që flasin për fshatra të veçantë, për rrethina të veçanta, për krahina si Malësia e Madhe, Malësia e Gjakovës, Puka, Mirdita, Kukësi, Labëria, Korça, Pogradeci, Lezha, Mati, Dibra, Përmeti, e me radhë, po të tërë i vërej të shkruara me etikë, me vënie në dukje të dukurive serioze. Ndoshta, autorët nuk kanë mundur të hyjnë sa duhet në thellësi të gjërave, po etika qëndron në lartësi. Në librin e Menderes në dy vëllime janë marrë nëpër këmbë, janë fyer rëndë: fise, vëllazëri, persona të veçantë; jepen aty ngjarje e akte të veçanta që poshtërojnë njerëzit, a komunitetet që përmenden; jepen legjenda të trilluara si batuta në një kohë të hershme, e ato i paraqet si të vërteta. Ky libër ngatërron njerëzit e shkakton konflikte mes tyre, për gjëra që gjoja paskan ndodhur 100, 150, 200 a 300 vjet më parë.
Për fyerje e poshtërime ky libër është unikal ndër shqiptarë. Është libër që nxit veprime tragjike mes njerëzve. E për çfarë ? - Për gjëra fantaziste poshtëruese, pa asnjë mbështetje në vërtetësi.
Mendimet e shprehura në këtë artikull nuk janë qëndrime redaksionale. Gazeta është e hapur për reagimet apo opinionet
10 Shtator 2009