Higjiena, bashkia rregullon natën banjot e shkollës
Bashkia e Fierit reagon ndaj ultimatumit të dhënë nga Drejtoria e Shëndetit Publik për mbylljen e shkollës “Petro Sota” të qytetit, pasi nuk plotësonte standardet dhe kushtet minimale për nxënësit.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Më anë të një fondi urgjent të akorduar për këtë shkollë ka filluar mbrëmjen e së martës puna për rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza të saj. Puna e kryer gjatë gjithë orëve të natës ka “vënë në vijë” vetëm banjat e katit të parë, pasi fondi është cilësuar si i pamjaftueshëm për katet e mësipërme. Shkolla që, pas një inspektimi të një muaji më parë nga ana e ISHP-së rezultoi jashtë çdo standardi dhe si e tillë duhet të mbyllej, gjatë tri ditëve të kaluara ka qenë e populluar nga nxënësit. Por edhe pse problemi ishte evidentuat, kohë më parë është dashur të fillonte viti mësimor që “të lëviznin ujërat”. Ndërsa kryearsimori i Fierit ka cilësuar si shkaktar të situatës mungesën bashkërendimin e drejtorisë që ai drejton me bashkinë, prefekturën dhe Ministrinë e Arsimit. Me fondin e dhënë së fundmi, i cili kapte shifrën e 2.4 milionë lekëve, është blerë material dhe është punuar për të rregulluar disa nga banjat e shkollës. “Na u mundësuan disa punime në banjat e njërit kat nga ana e bashkisë, pasi ishte me të vërtetë katastrofë. Erdhi edhe një përfaqësi nga shëndetit publik dhe u mendua që të gjendej kjo zgjidhje e mesme dhe e pranueshme për të gjitha palët. Por kuptohet që situata që paraqitet këtu është kaotike dhe askush nuk mund të flasë me përgjegjësi për mbajtjen hapur të shkollës. Kemi frikë nga lagështia, nuk ka dritare, është një infrastrukturë e rrënuar totalisht. Ndërkohë në katet e sipërme banjat do të vazhdojnë të qëndrojnë siç ishin, pasi kaq fonde erdhën nga bashkia, e cila bëri sa mundi për të siguruar të paktën banjat e njërit kat”, pohoi Dritan Petova, drejtori i shkollës. Ndërkohë burime pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier theksuan se, organet kompetente nuk kanë treguar interesimin e duhur për shkollat e Fierit. Kreu i Drejtorisë Arsimore ka vënë në dukje gjithashtu edhe mungesën e rakordimit të punës zinxhir me të gjitha hallkat në kohën dhe momentin e duhur. “Nuk diskutohet për infrastrukturën e shkollave tani që shkolla ka tre ditë që ka nisur procesin mësimor. Unë që kur përfundoi viti i kaluar mësimor kërkova nga bashkia, prefektura dhe Ministria e Arsimit që të çeleshin fonde për shkollat më problematike, madje bëmë edhe evidentimin e tyre nën një detajim të plotë të të gjithë zërave që duheshin për shkolla dhe asgjë nuk u bë”, bëri të ditur drejtori i DAR në Fier, Tahir Kastrati. Sipas tij, është vonë të kujtohesh tashmë të nisësh punën atje ku është lënë. “Rreth 1 mijë nxënësit e një prej shkollave më të njohura në Fier për profesionalizimin dhe intelektualët që ka nxjerrë, mbetet në mëshirë të fatit dhe për t’u diskutuar nga të gjithë. Ne e kërkuam ndihmën e bashkisë dhe ajo na mundësoi vetëm këtë fond, pra 2.4 milionë, por problemi nuk zgjidhet këtu”, ka përfunduar ai.
Mësuesit, kaos për një vend pune
FIER - Kaos dhe polemika pranë Drejtorisë Arsimore të Fierit për mënyrën se si po bëhen emërimet e reja të arsimtarëve. Edhe pse një javë më parë nga drejtuesit e DAR-it është pohuar zyrtarisht se, nuk do të emërohen mësues të sapodiplomuar, pasi ende nuk janë përmbushur kërkesat e vitit të kaluar, vetë mësuesit pohojnë se kjo nuk po ndodh. Sipas tyre, kriteret e caktuara nga vetë DAR e Fierit nuk po zbatohen prej vetë atyre.